Trafikonin drogë/ Pranga 20 personave në Itali, mes të arrestuarve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia italiane ra në gjurmët e një rrjet të gjerë dhe të degëzuar të shpërndarjes së kokainës, heroinës, amfetaminës në sheshe dhe rrugë të ndryshme të qytetit të Asti.

Trafikantët shpërndanin drogë edhe përpara disa institucioneve arsimore, madje në një shkollë e mesme.

I gjithë ky grup i mirëstrukturuar kriminal u  çmontua sot nga policia e Asti.

Mediat italiane raportojnë se policia gjurmoi grupin, i cili përbëhej nga italianë, tunizianë, nigerianë e shqiptarë. Njëzetë persona u arrestuan në kuadër të këtij operacioni, 11 tani, ndërsa mendohet se ky është një grup i mirfilltë kriminal që vepron në fushën e trafikut të lëndëve të ndryshme narkotike, shkruan La Stampa.

“Hetimet zgjatën një vit – tha komisarja Alessandra Faranda Cordella në një konferencë për shtyp – dhe rreth 30 mijë furnizime droge u gjurmuan, kurse janë sekuestruar rreth shtatë kilogramë”. Karabinierët, nën drejtimin e Loris Petrillo, punuan në 12 mijë orë përgjime dhe vëzhgime.

Sheshet kryesore ishin midis zonave të Corso Cavallotti, Piazza del Palio, stacionin e trenit, Via Atleti Azzurri, por edhe selia e përgjithshme e grupeve që merreshin me drogën. Në mesin e konsumatorëve ka edhe persona të mitur. Droga blihej çdo ditë dhe disa herë në ditë nga të dyshuarit që shkonin ta merrnin me tren në Torino. Lënda narkotike është fshehur në gojë, me qëllim që të gëlltitej, në rast se ndaloheshin nga policia.

Emrat e personave të arrestuar dhe masa e dhënë:

U mor masa “arrest me burg” për:

SCHIALVA Riçardo Francesco, 43 vjeç nga Asti;

CHAABENI Mahdi, 47 vjeç, tunizian;

MAMNI Ahmed, 36 vjeç tunizian;

SAIDI Mourad, Tunizian 40 vjeç;

BOUCHIBA Moez Ben Hassen, 43 vjeç tunizian;

Lexo edhe :  Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

SELMI Hafedh, tunizian 44 vjeç;

OHAMARA ONIEKA Kingsley, tunizian, 44 vjeçe;

ORIGLIA Pietro, 55 vjeç, italian nga Asti;

U vendos “arrest shtëpie” për:

BAGARINI Livio, 43 vjeç nga Asti;

BIGHI Massimo, 50 vjeç nga Asti

DEMARIA Paolo, 50 vjeç nga Asti;

FERRARA Antonio, 60 vjeç nga Asti;

KIPTIU Xhemal, shqiptar 53 vjeç;

VAÇA Michele, 48 vjeç nga Asti;

U dha masa e detyrimit të paraqitjes për:

O.M., nigerian 32 vjeç.

 

Të fundit

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Lajme të tjera

Web TV