U zhduk dhe kërcënoi me vetëvrasje/Si e fitoi shqiptarja azilin në Austri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 26 shtator të vitit 2007, Arigona Zogaj ishte fshehur për t’iu shmangur dëbimit. Pasi kanë kaluar disa vite, ajo, nëna e saj, Nuria bashkë me vëllanë Albinin dhe motrën, Albonën, të dy më të rinj se ajo, jetojnë të qetë dhe në mënyrë tërësisht të ligjshme në Austrinë e Epërme. Arigona, për më tepër u shpall Njeriu i Vitit 2009 në Austri.

Kronologjia e kësaj historie:

Maj 2001: Babai i Zogajt hyn në Austri në mënyrë të paligjshme dhe aplikon për azil, transmeton. Gruaja e tij, Nuria dhe pesë fëmijët iu bashkuan në shtator të vitit 2002. Të gjitha aplikimet do t’i refuzoheshin në vitet në vijim, rast pas rasti.

26 shtator 2007: Policia bën gati familjen për ta dëbuar, por Arigona zhduket. Nëna e saj mund të qëndrojë në Austri për të gjetur 15-vjeçaren. Pak kohë më vonë, shfaqet një letër dhe më pas edhe një video përmes të cilave Arigona kërcënon se do të bëjë vetëvrasje. Më 10 tetor, bëhet i njohur qëndrimi i Arigonës tek pastori Josef Friedl, nën mbrojtjen e tij.

14 dhjetor 2007: Gjykata Kushtetuese e Austrisë (VfGH) kundërshton ankesën e bërë nga Zogajt – por njëherësh e bën të qartë se kjo nuk do të thotë që Arigona dhe nëna e saj duhet të dëbohen. Ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Günther Platter, mohon të drejtën humanitare të qëndrimit, por Arigona dhe e ëma mund të qëndrojnë deri në përfundim të vitit shkollor, në vitin 2008.

Qershor 2008: Arigona dhe Nurie Zogajt iu kërkohet me shkrim të largohen nga vendi që në fillim të pushimeve verore. Ndërkaq, një raport psikiatrik vërteton se Nuria kishte tentuar të bënte vetëvrasje ndërsa vajza e saj në korrik kishte nevojë për trajtim. Kështu, ato mund të qëndronin për momentin. Babai ndërkohë kishte ikur në Kosovë.

Lexo edhe :  Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

12 nëntor 2009: Ministria e Brendshme vendos të deportojë Arigonën, nënën dhe dy motrat më të reja për shkak të një vendimi negativ të azilit. Avokati i Zogajve, Helmut Blum ushtron një ankesë në Gjykatën e Azilit.

18 Mars 2010: Gjykata e Azilit kundërshton ankesën. Blum njofton se do të bëjë një ankesë në VfGH. Në muajin prill bëhet kërkesa për efekt pezullues, dhe kështu dëbimi pezullohet deri në përfundim të procedurës.

14 qershor 2010: VfGH hedh poshtë ankesat. Ministrja e Brendshme Maria Fekter (PVP) rekomandon largimin vullnetar dhe një ditë më vonë i referohet edhe mundësisë së një kthimi ligjor.

15 korrik 2010: Familja udhëton në Kosovë pas përfundimit të vitit shkollor.

22 nëntor 2010: BH (autoritetet e qarkut) Vöcklabruck pranojnë aplikimet për vizë të nënës tani të divorcuar Nuries, Arigonës si dhe vëllait të saj, Albinit dhe motrës, Albonës, transmeton albinfo.ch. Kështu,  menjëherë pas kësaj, të katër anëtarët e familjes kthehen në Austri.

6 shkurt 2012: Arigona, Albini dhe Albona marrin vizat me leje qëndrimi. Nëna e tyre e kishte marrë vendimin në fund të vitit 2011. Familja ka jetuar e pavarur që nga ajo kohë dhe nuk ka marrë fare ndihma nga shteti. Vizat fillimisht ishin të vlefshme për një vit, por më pas ato janë zgjatur për dy vjet. Sot Arigona, nëna e saj dhe dy vëllezërit e motrat e saj jetojnë ligjërisht dhe pa probleme në Austri.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV