Dalin emrat/ Ja cilët janë shqiptarët që hapën zjarr me policinë greke

Policia greke ka shkatërruar një organizatë të dyshuar kriminale, duke vënë në pranga një grup që besohet se kryenin grabitje.

Grabitësit kishin qenë nën mbikëqyrje nga agjentët e policisë për disa ditë, ndërsa operacioni për shkatërrimin e organizatës, i konsideruar si një nga më të rrezikshmit në Greqi, filloi në zonën e Kalamatës dhe u konkretizua në zonën e Korintit, ku pati edhe përplasje me armë zjarri mes policisë dhe shqiptarëve.

Dy shtetas shqiptarë u plagosën gjatë përleshjes me armë, ndërsa i treti u arrestua pas disa minutash ndjekje në kodrat e zonës Akro Corinth.

Gjatë operacionit janë arrestuar shqiptarët:

Eljon Deraj

Andrea Caushaj

Amarildo Caushaj

Janë shpallur në kërkim nga policia greke:

Arsen Bajrami dhe Ernest Mustaj

Në automjetin e tyre u gjetën kallashnikov dhe pistoleta, si dhe mjete të përdorura për maskim si kapuç dhe paruke. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan thika, leva, si dhe gërshërë për prerje të metaleve.