Vuçiç: Jemi në situatë të vështirë, asgjë e mirë për serbët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç,  pritet që gjatë ditëve në vijim të udhëtojë në Berlin ku do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, për të diskutuar lidhur metodologjinë e  bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Presidenti serb, siç raporton ‘B92’ ka thënë se në “takimin me kancelaren gjermane bisedimet nuk do të kenë të bëjnë me një plan për të zgjidhur çështjen e Kosovës, siç po spekulohet në media”.

Nuk mendoj se  do të diskutohet për ndonjë plan të ri. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë ‘merre ose lëre’”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse Berlini po i përshpejton bisedimet rreth Kosovës shkaku i aktiviteteve të SHBA-së, Vuçiq tha se nuk do të dëshironte ta komentojë këtë, “por sigurisht se situata për ne është e vështirë”.

Padyshim që është vështirë për ne, sepse çdo zgjidhje që vjen nga jashtë do të jetë një zgjidhje për një lloj njohjeje të pavarësisë. Prandaj ne duhet të gjejmë një formë normalizimi që do të shkonte pa atë [njohjen  e pavarësisë së Kosovës] … Ose do të ofrojë diçka të mirë për serbët, për të cilën nuk besoj”, tha Vuçiç.

Ai tha se edhe pse ” i ka të gjitha faktet e njohura në një ekuacion në mendje, ai nuk mund të vijë deri te një rezultat që do të ishte i pakënaqshëm ose i kënaqshëm për të dyja palët.

Dikur kam qenë në gjendje të kem rezultatin, por tani nuk mundem”, shtoi ai.

I pyetur nëse qëndrimi i kancelares Merkel do të ndryshojë, duke vënë në dukje se ajo e uroi Albin Kurtin, ai tha se “për kancelaren Merkel biseda me Kurtin është më e rëndësishme sesa me të  [Vuçiçi] sepse kancelarja duhet të shohë se çfarë politike do të udhëheq Kurti, në çfarë mund të llogarisë dhe çfarë të bëjë…”.

Lexo edhe :  NATO ‘izolon’ kufirin me 2 avionët luftarakë pas shpërthimeve në Nord Stream

Vuçiç tha se e di  datën e takimit me kancelaren Merkel, por tash nuk është momenti ta thotë.


Të fundit

NATO ‘izolon’ kufirin me 2 avionët luftarakë pas shpërthimeve në Nord Stream

Të fshehur nën e aeroportit të Bornholm qëndrojnë dy avionë luftarakë F-16 dhe jo pa arsye. Avionët shërbejnë si...

Nord Stream/ Gazetari: Rusia pret tubacionet nënujore të Britanisë

Një prezantues i televizionit shtetëror rus ka kërcënuar se do të sabotohen kabllot dhe tubacionet kryesore britanike nënujore vetëm disa ditë pas shpërthimeve në...

DASH: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë është e gabuar  

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi pas vendimit të Serbisë për të njehsuar politikën e jashtme me Rusinë, duke e cilësuar këtë vendim si thjesht...

Meta: Ndërtimet pa leje nuk janë të rastësishme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur i prerë në raport me kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk do të ketë...

Dy satelitët, Rama: Do zbulojnë ndërtimet pa leje  

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ngritjen e satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 do krijohet një “kryeinspektoriat” që sipas tij s’ka parti...

Lajme të tjera

Web TV