Sot përcillet për në përjetësi Nexhmije Pagarusha!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot i jepet lamtumira e fundit bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Këngëtarja e famshme shqiptare që ndërroi jetë të premten, në moshën 86 vjeçare, do të varroset në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë. Vendi i varrimit dhe ceremonia do të behën sipas amanetit të saj. Ceremonia do të jetë familja dhe homazhet do të nisin që në orën 09.00. Gruaja ikonë e muzikës shqip, i këngës shqipe, një prej zërave më unik në botë, do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 14.30 në vendlindjen e saj.

Përveç repertorit të saj që numëron më shumë se 150 këngë, Pagarusha njihet si një prej këngëtareve që ka kënduar vepra të përkthyere edhe nga kolosët e muzikës botërore, si Bethoven, Verdi, etj. Ajo ka qenë një aktore e mrekullueshme dhe një shqiptare e pashoqe. Në asnjë vend të botës nuk ka kënduar kurrë serbisht. Ka refuzuar koncerte dhe ka mbyllur perde për të mos kënduar në gjuhën e pushtuesit. E etiketuar me dhjetëra epitete që e ngrenë në piedestalin e njeriut, këngëtares dhe shqiptares së madhe, Baresha e saj, mbetet ikonë e muzikës sonë.

Agjenda:
09:00 – 11:00, Homazhe në Teatri Kombëtar,
11:00 – 11:30, Akademi Përkujtimore në Teatri Kombëtar,
11:30 – 12:00, Nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar.
14:30- Varrimi në Pagarushë të Malishevës.

Të fundit

Plagosje në Rrogozhinë, komshiu plagos çiftin e bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një person ka qëlluar me armë...

“Bread & Heart” Festival, Rama: Është ‘Bajram shpirti’

Tirana mirëpret këtë të premte Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”. Në ngjarjen që bashkon në kryeqytetin shqiptar mbi 150 arkitektë të...

Ciprian Porumbesku, muzika që bashkoi dy kombe

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të mjegullt të Ballkanit, atje ku tingulli i violinës shpesh humbiste në zhurmën e armëve, një djalosh i brishtë...

Kujdes, 99% e tradhtive fillojnë duke kryer këtë veprim

Pavarësisht nga fakti që tradhtia bashkëshortore emocionale nuk përfshin kontakt fizik dhe intimitet, ajo, si tradhtia “e vërtetë”, mund të ndikojë seriozisht në marrëdhënien...

Pse nuk reagon KMSH për Gazën? Besimtarët myslimanë të indinjuar

Këtë Kurban Bajram besimtarët myslimanët shqiptarë e kanë drejtuar vëmendjen te lufta në Gaza. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN ish-myftiu i...

Lajme të tjera

Web TV