Doli nga burgu, shfaqet me armë te PS-ja/ Vladimir Gjuta ‘përplaset’ me gardën, çohet në polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë ditë pasi u lirua nga paraburgimi, Vladimir Gjuta është bërë sërish protagonist. Këtë radhë ai është shfaqur pranë selisë së Partisë Socialiste ku po mbahej mbledhja e Kryesisë së kësaj force politike. Ndërsa ai është shoqëruar në polici nga trupa e gardës të vendosur pranë selisë së Partisë Socialiste.

Sipas dëshimtarëve Gjuta mbante armë zjarri me vete në momentin që është ndaluar nga garda, ndërsa tentoi të hyjë edhe në selinë e PS-së. Në këtë mënyrë garda ka neutralizuar Gjutën, duke e shoqëuar për në polici.

Gjuta u lirua para 5 ditësh nga paraburgimi pasi akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij.

Gjuta e ka rrahur paq kushëririn pasi viktimës i janë thyer disa dhëmbë dhe ka dëmtuar njërin sy. I dhunuari e denoncoi Gjutën në Polici, pas goditjes që mori prej tij me çekiç. Ndërsa shkaqet vijojnë të mbeten mister. Por, më  pas i dhunuari është tërhequr nga denoncimi dhe Gjuta u la i lirë.

Vladimir Gjuta është një person shumë i njohur për drejtësinë, teksa ai ishte njeriu që i vendosi tritol farmacisë së babait të Saimir Tahirit, në vitin 2015, kohë kur vetë Tahiri ishte ministër i Brendshëm.

Në atë periudhë ai tentoi të largohej drejt Kosovës i maskuar me një paruke në kokë,  por pas një kontrolli nga ana e Policisë në makinën e tij, ai ra në pranga. Për këtë ngjarje u arrestua dhe Ernest Gjuta dhe Baftjar Bruka.

Megjithatë, ai do të lirohej në vitin 2016, dhe pas lirimit ai u arrestua sërish pasi akuzohej për dhunë fizike ndaj babait të tij. /Fjala.al/

Të fundit

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt....

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Lajme të tjera

Web TV