Fiksimi i Lad Gjutës me socialistët; tritoli për Tahirin dhe me armë te PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Gjuta alarmoi mëngjesin e sotmë autoritetet kur u shfaq i armatosur në afërsi të selisë së Partisë Socialiste në kryeqytet. Menjëherë ai u ndalua nga Garda e Republikës, pasi brenda selisë rozë zhvillohej mbledhja e Kryesisë dhe i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Pas shoqërimit, Gjuta deklaroi se ndodhej në zonë për të kryer një transaksion financiar, ndërkohë që iu gjetën 120 mijë euro në çantë. Ai tha se pistolentën e mbante për shkak të shumës së madhe të parave.

Por kush është Vladimir Gjuta?

Gjuta u lirua para 5 ditësh nga paraburgimi pasi akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij.

Gjuta e ka rrahur paq kushëririn pasi viktimës i janë thyer disa dhëmbë dhe ka dëmtuar njërin sy. I dhunuari e denoncoi Gjutën në Polici, pas goditjes që mori prej tij me çekiç. Ndërsa shkaqet vijojnë të mbeten mister. Por, më  pas i dhunuari është tërhequr nga denoncimi dhe Gjuta u la i lirë.

Vladimir Gjuta është një person shumë i njohur për drejtësinë, teksa ai ishte njeriu që u akuzua për vendosje tritoli në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, në vitin 2015, kohë kur vetë Tahiri ishte ministër i Brendshëm.

Në atë periudhë ai tentoi të largohej drejt Kosovës i maskuar me një paruke në kokë,  por pas një kontrolli nga ana e Policisë në makinën e tij, ai ra në pranga. Për këtë ngjarje u arrestua dhe Ernest Gjuta dhe Baftjar Bruka.

Megjithatë, ai do të lirohej në vitin 2016, dhe pas lirimit ai u arrestua sërish pasi akuzohej për dhunë fizike ndaj babait të tij.

Del video/ Rama merr makinën e blinduar pasi Gjuta u arrestua me armë

Të fundit

Shqetësime për shëndetin mendor të Britney Spears, shfaqet duke kërcyer me një kukull

Britney Spears u pa në Meksikë duke zbritur nga makina me një burrë nga ekipi i saj, i cili mbante në dorë një...

Autopsia nxjerr detajet, Ilaria Sula është goditur me forcë në kokë dhe trup

Një akt i papërfytyrueshëm dhune ka tronditur opinionin publik italian dhe shqiptar. Ilaria Sula, një studente 24-vjeçare shqiptare me ëndrra të mëdha për të...

Integrimi në BE, Rama: Synojmë që të gjithë grupkapitujt të jenë mbyllur brenda 2027

Nga një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Radosław Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, kryeministri...

“Krijoi monopol”, gjykata mund të detyrojë Zuckerberg që të shesë Instagram

Një gjykatë amerikane në Uashington mund të sjellë telashe serioze për gjigandin e rrjeteve sociale, META. Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës në Shtetet...

Humbi kontrollin e motomjetit, vdes 16-vjeçari në Shkodër

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi...

Lajme të tjera

Web TV