Përkujtohet sot Musine Kokalari, disidentja e parë e regjimit enverist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujton sot Musine Kokalarin, figurën më emblematike në qëndresën e saj kundër komunistëve dhe regjimit enverist.

Kokalari njihet si shkrimtarja e parë e regjimit komunist, themeluesen e partisë opozitare Socialdemokrate në vitin 1943.

Musine Kokalari ka lindur në 10 shkurt 1917 në Adanë të Turqisë. Tre vite pas lindjes së saj, familja e Musinesë u kthye në Shqipëri. Ajo mori mësimet e para në qytetin e Gjirokastrës. Ndërsa  studimet e larta i kreu në Itali, në Universitetin e Romës, ku u diplomua me rezultate të larta në degën e Letërsisë. Deri në vitin 1944 botoi dy libra “Seç me thotë nënua plakë” dhe “Rreth vatrës”.

Vendosja e regjimit komunist do të sillte ndryshime rrënjësore në jetën e Musinesë. Në nëntor 1944 u pushkatuan pa gjyq dy vëllezërit e saj, Mumtas e Vesel Kokalari , ndërsa ajo u burgos për disa ditë.

Më 23 janar 1946 u arrestua për herë të dytë. Procesi gjyqësor e dënoi me 20 vite heqje lirie. Ndërsa ajo do të shprehej në gjyq  se s’mund të quhej fajtore për faktin se nuk ishte komuniste.

Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”.

Vuajti 16 vite në burg, dhe më pas u internua në Rrëshen të Mirditës, ku jetoi në kushte tejet të vështira ekonomike dhe plotësisht e izoluar nga shoqëria.

Musine Kokalari ndërroi jetë në vitin 1983 nga një sëmundje e rëndë. Pas shembjes së diktaturës, figura dhe vepra e saj dolën në pah dhe u vlerësuan, kur në vitin 1993 iu dha titulli “Martir i demokracisë”.

Lexo edhe :  Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Në kuadër të 100 vjetorit të saj të lindjes, në vitin 2017, Ministria e Kulturës financoi botimin e përgatitur nga Biblioteka Kombëtare, kolanën me veprat “Seç me thotë nënua plakë”, “Rreth vatrës”, “Jeta ime universitare”.

Të fundit

Siguria detare, 34 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar, nga Ksamili në Koman, 34...

Ukrainë, tre persona vriten nga minat teksa notonin në plazhet e Odesës

Tre notarë u vranë nga minat që shpërthyen në rajonin jugor të Odessa- s të Ukrainës në dy plazhe ku noti ishte i ndaluar,...

Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve dhe 18 të arrestuar

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të gushtit. Në njoftimin për mediat bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe...

‘Euro idiotët’ po përpiqen të pengojnë SHBA-në për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka ironizuar liderët evropianë pas deklaratës së përbashkët për Ukrainën. Në një postim në Telegram, ai i...

Ndërtimi i urës më të gjatë në botë midis Siçilisë dhe Italisë, mijëra protestues kundër

Mijëra qytetarë marshuan në Siçili për të protestuar kundër planit të qeverisë italiane për të ndërtuar një urë që do të lidhte Italinë kontinentale...

Lajme të tjera

Web TV