100 vite Tirana kryeqytet, Duka: U shemb stadiumi, ishte pjesë e historisë

Historiania Valentina Duka thotë se elita politike shqiptare i urren paraardhësit duke shkatërruar atë që ata kanë prodhuar.

Sipas saj, politikanët e sotëm e nisin fjalën me ardhjen e tyre në pushtet.

Duka shton se edhe shembja e stadiumit ishte një gabim, pasi ishte pjesë e kompleksit historik.

Elita politike shqiptare i urren paraardhësit, shkatërron atë që ka prodhuar paraardhësi. Ne e kemi shumë të shkurtër memorien.

Po të dëgjoje edhe fjalën e politikanëve sot, e nisin fjalën me nisjen e marrjes së pushtetit dhe kur hipin në karrigen e kryeministrit apo kryebashkiakut. Në Shqipëri jeta politike fillon kur politikani merr karrigen, memories ndonjëherë nuk i kushton vëmendje.

Dhe fakti që ne prishëm stadiumin, por ai ishte pjesë e kompleksit historik të ndërtuar nga italianët dhe që nuk duhet të prekej pasi ishte pjesë e Tiranës historike.

Kështu mund t’i vijë radha edhe Teatrit. Fatmirësisht nuk janë prekur godinat e sotme të ministrive”, tha Valentina Duka në Ora News.