Çfarë mesazhi u përpoq Rama t’i jepte Albin Kurtit gjatë ceremonisë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhëniet e Edi Ramës me Albin Kurtin nuk janë ato marrëdhënie të mira që ishin pak vite më parë. Akuzat dhe kundërakuzat nuk kanë munguar midis dy kryeministrave dhe për këtë arsye vizita e Kurtit sot në Tiranë është pritur me interes.

Në ceremoninë e pritjes të organizuar në Pallatin e Brigadave, duket se Rama i ka dhënë mesazhet e para homologut nga Kosova.

Në ceremoni Rama kishte nxjerrë vetëm tre ministra, dy prej tyre me origjinë nga Kosova, Gent Cakaj dhe Besa Shahini. Ministrja e tretë ishte Elisa Spiropali.

Për Cakajn dhe Shahinin nuk ka patur reagime pozitive nga Lëvizja Vetëvendosje që kur ata u emëruan në postet e ministrit të Jashtëm dhe ministres së Arsimit. Cakaj është kritikuar nga vetë Kurti për qëndrimet që ka mbajtur në raport me marrëveshjen Kosovë-Serbi, si dhe është konsideruar “njeriu i Baton Haxhiut”, ndërsa Shahini është bashkëshortja e Dardan Moliqajt, ish-deputet i Vetëvendosjes, sot pjesë e partisë kundërshtare të PSD.

Takimi midis Kurtit dhe ministrave të Tiranës ishte në pamje të parë një takim i ftohtë.

Të fundit

Turistët në Krujë/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

Shqipëria po preferohet gjithmonë e më shumë jo vetëm për detin por edhe për historinë e kulturën.Kruja është transformuar...

Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për cilësinë, për emigrantët janë të përballueshme

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që...

Histori mahnitëse mbijetese, ja si e shpëtoi policia 46-vjeçarin të bllokuar në ujëvarë

Një burrë nga Kalifornia, i cili kohët e fundit mbeti i bllokuar pas një ujëvare për dy ditë ndërsa ngjitej, u shpëtua nga policia...

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Lajme të tjera

Web TV