Haradinaj: Amerika t’i bëjë presion Serbisë që të njohë Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i bëjnë presion Serbisë për të njohur Kosovën.

Haradinaj pohoi se SHBA-ja duhet ta trajtojë Kosovën të barabartë me Serbinë në dialog.

Haradinaj ka thënë se Amerika duhet të shfrytëzojë fuqinë e vet për të bërë presion te Serbia që ta njohë Kosovën.

Tashmë është një traditë e komunikimit tonë me Amerikën edhe pse për mua ishte pak e çuditshme sepse kam hip në aeroplan si kryeministër në detyrë dhe kam zbritur pa atë përgjegjësi. Por ishte mundësi e mirë të vazhdoj komunikimin me SHBA-në.

Kam folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO, e kam fokusuar edhe çështjen e liberalizimit të vizave, sepse SHBA-ja ka një ndikim dhe bilateralen Kosovë-Amerikë, por një bilaterale që duhet të jetë e veçuar krahasuar me të tjerët sepse Kosova është vendi i vetëm që rreshtuar me Amerikën për shumë çështje dhe prandaj ne nuk mund të trajtohemi barabartë me Serbinë, e cila i ka bërë gjërat e kundërta prej SHBA-së.

I kam kërkuar Amerikës që në çështjen ndaj nesh, por edhe në çështjen e dialogut të mos trajtohemi si të barabartë me Serbinë.

Nuk ka vend në botë që është më pro amerikanë se Kosova. Mendoj që situata është shumë e thjeshtë, Amerika duhet ta shfrytëzojë fuqinë e vet për çështjen ndaj Serbisë, Amerika duhet t’i bëjë presion Serbisë për njohje”, – u shpreh Haradinaj në KTV.

Të fundit

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të...

Historia e Amirit që tronditi botën/ Familja ende po kërkon trupin e tij

Familja e një djali 10-vjeçar i cili u vra ndërsa përpiqej të merrte ndihmë nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga Izraeli...

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy viktima brenda një jave

Një tjetër vdekje – në zonën e Harlemit – nga shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve u konfirmua nga Autoritetet e Nju Jorkut, ndërsa në...

Thirrjet antishqiptare, arrestohet një person i dyshuar në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot (5 gusht) arrestimin e një personi dhe shoqërimin e disa të tjerëve, pas...

Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë

Marinat e Rusisë dhe Kinës i kanë përfunduar të martën ushtrimet detare pesëditore, duke dëshmuar lidhjet e tyre gjithnjë e më të forta ushtarake...

Lajme të tjera

Web TV