Rama dhe Kurti me qëndrime të ndryshme, nuk i fshehin në konferencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mini-shengenin” vijon të jetë pika e nxehtë në diskutimet midis Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Kjo u pa edhe në konferencën e parë të përbashkët midis dy kryeministrave, të cilët nuk i fshehën dallimet që kanë për këtë çështje.

Kryeministri i Kosovës preferoi të fliste për “makro-shengen shqiptar”: “Ky ishte takimi ynë i parë, ka edhe shumë tema që do t’i trajtojmë edhe në të ardhmen. Kjo ishte një temë që e trajtuam, por shkurtimisht. Takimi ynë ishte për makro-shengenin shqiptar sesa për mini-shengenin ballkanik.

Kryeministri i Shqipërisë tha se ky projekt nuk është i mundur pa “mini-shengenin rajonal”: “Është e vërtetë që në këtë pikë kemi një diskutim për të çuar përpara. S’ka makro-shengen shqiptar, pa mini-shengen ballkanik. Makro-Shengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me mini-shengenin rajonal sepse nëse jemi konsistent në vazhdën e procesit të Berlinit dhe ndërveprimin tonë, atëherë na hapet rruga që është e mbyllur prej të gjitha viteve për të pasur një hapësirë të përbashkët midis dy shteteve, lëvizje të lirë mes nesh, çka deri dje ishte e paimagjinueshme për shkak të rezistencës jo vetëm të Serbisë, por edhe të vendeve të tjera. Sot është në dorën tonë sepse unë e them me plotë gojën se këtë rezistencë e kam thyer. As Serbia dhe askush tjetër nuk mund të na thotë se po krijojmë Shqipërinë e Madhe.”

Të fundit

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Lajme të tjera

Web TV