Vizita e Albin Kurtit, Zeneli: Më pak show, më shumë vendimmarrje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për bashkëpunimin mes Kosovës e Shqipërisë, ish-deputeti dhe diplomati Bashkim Zeneli u shpreh se priste një qëndrim të ri nga dy kryeministrat. Duke komentuar politikën e jashtme të Shqipërisë dhe marrëdhëniet me Kosovën, Zeneli tha se duhet të ketë më pak show dhe më shumë vendimmarrje që popujt tanë të shohin se gjërat po ecin mirë.

Prisja ndonjë qëndrim të ri si do bashkëpunohet me qeverinë Kurti mbi bazën e prioriteteve që ka, të ndryshimeve që ai do t’i artikulojë. Prisja nga Kurti në kuptimin që ai është kryeministër i ri dhe ka përcaktuar disa objektiva në mandatin e tij.

Kemi më pak nevojë për show, kemi më pak nevojë për anën e jashtme. Kjo vizitë nuk është protokollare por vëllazërore. Duhet të ketë më pak show, më shumë vendimmarrje, më shumë bindje në dy vende t se po ecin më mirë gjërat. Kemi parë dhe tone acaruese mes liderëve të Kosovës e Shqipërisë, një lloj gatishmërie për t’iu përgjigjur njëri-tjetrit edhe për gjëra që mund të zgjidhen me një kafe apo telefon. Mes Kosovës dhe Shqipërisë këto duhet të jenë të kapërcyera njëherë e mirë për një mijë e një arsye”, u shpreh Zeneli në News24.

Sa iu përket qëndrimeve të dy kryeministrave, diplomati u shpreh se duhet një marrëveshje paraprake dhe të mos ketë përplasje në publik.

Unë mendoj se gjërat më mirë duhet të ishin diskutuar më parë. Të kishin një marrëveshje se sa t’i shesin në treg këto mospërputhje mendimesh. Ka një protagonizëm të panevojshëm”, deklaroi Zeneli duke theksuar se marrëdhëniet me Serbinë duhet të jenë të shëndetshme.

Ai tha se duhet një bashkëpunim i qartë mes vendeve të rajonit.

Lexo edhe :  Videoja e vulosi, Policia e Korçës pezullon efektivin e Qafë-Thanës pas denoncimit

 “Jam dakord për bashkëpunim por me këto terma minisheng apo makro shengen…duhet bashkëpunim i qartë. Nuk jam dhe me atë që ky minisheng po nxit krijimin e Jugosllavisë së Re. Bashkëpunimi mundësisht të jetë i gjithanshëm, i plotë dhe i qartë”, u shpreh Zeneli.

Të fundit

Terroristët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një hendek i madh mes asaj...

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga...

Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

Në Kavajë “Sacro e Profano” është një nga agroturizmat më të rinj në zonë, një investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumë...

Lajme të tjera

Web TV