Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë në çadra 10 mijë banorë, janë shembur 88 objekte, janë për tu shembur edhe 1533 banesa të tjera, kanë marrë bonus qiraje 10 023, banorë në tre qarqe, janë dhënë 1455 leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar. Për të përfituar rindërtimin e shtëpisë duhet me patjetër që banorët e prekur të aplikojnë në platformën “shtëpiaime”. Ku dokument është i pari dhe bazë për të hyrë në skemën e rindërtimit, ai do të shërbeje për të përcaktuar gjendjen e dëmit, shumën e përfitimit dhe m2 për çdo anëtar të familjes. Deri tani janë regjistruar 4 mijë aplikime në total janë 264 zyra që punojnë, janë rreth 2 mijë aplikime në ditë. Këto të dhëna janë bërë publike nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në takimin e katër të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka bërë me dije se ende pas tërmetit të 26 nëntorit janë 10 mijë e 23 banorë ende në çadra të pavendosur në shtëpi. Kurse 12 mijë të tjerë sipas tij kanë përfituar bonusin e qirasë. Më tej Ahmetaj sqaron se nga vlerësimi i thelluar deri tani në Tiranë dalin 115 pallate dhe 1523 banesa për t’u shembur me një procedurë të thellë.
”Të gjitha pikat do të përmblidhen në një prezantim të shkurtër. Fokusi sot do të jetë tek ecuria, zonat e reja, shpronësimet, modelet e banesave, raporti përfundimtar dhe projekti me entin kombëtar të banesave të Turqisë. Jemi në nivelin 51 mijë e 106 banesa ndërsa 8 125 banesa janë të pabanueshm. Vazhdon vlerësimi i thelluar në Tiranë dhe Institutit të Ndërtimit i cili parashikohet të përfundojë në fillim marsi apo fund prilli. Kam sjellë disa statistika qoftë në zonën jashtë Tiranës qoftë brenda Bashkisë së Tiranë.
357 pallate të inspektuara thellësisht, 242 për rikonstruksion, 115 janë për t’u shembur me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë janë 1523 banesa për t’u shembur. Sa i përket shkollave janë inspektuar 79 teksa 72 janë për rikonstruksion. Shumë shpejt do të kalojmë në fazën e dytë. Po ashtu edhe për qendrat shëndetësore. Bashkia e Tiranës është një hap mbrapa por ka filluar ‘Working process’. Në të gjithë vendin janë 10 mijë e 23 ende në çadra ndërsa 12 mijë banorë kanë përfituar bonusin e qirasë. Me lejet e ndërtimit kemi avancuar duke dhënë 1455 me procedurë të përshpejtuar.
Aplikimi në platformë do të jetë detyrim ligjor. Bën të mundur përfitimin në raport me dëmin dhe frymët në familje, qoftë në aspektin financiar apo metrave katrorë. Janë më shumë se 14 mijë aplikime. E filluam me 200 aplikime në ditë, arritëm në 2000.
Në portalin unik të Rindërtimit kemi të gjithë informacionin për çdo donacion, aktivitet apo veprim. Do të administrohet nga AKSHI. Organizatat të sjellin informacion që çdo gjë që ndodh në procesin e Rindërtimit të jetë në këtë website.
Planet e detyruara vendore mbarojnë kryesisht me 17-20 marsit. Shpronësimet, janë një element shumë i rëndësishëm. Ata që shpronësohen në zonat me zhvillim të detyruar shpronësohen 100 % për metër katror me çmimin e referencës. Komisioni i posacëm ka nisur punën me intensitet. Enti i banesave ka përfunduar procesin e marrjes zyrtarisht të modeleve, do jenë 1+1; 2+1; dhe 3+1 në bazë të ligjit.‘’- tha Ahmetaj.