Basha nuk heq dorë për t’u bërë kryeministër: Dua zgjedhje të parakohshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha kërkon me ngulm zgjedhje të parakohshme edhe pse një kërkesë e tillë është hedhur poshtë nga mazhoranca.

Sipas Bashës, asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit me ambasadorin e BE-se, Luigi Soreca, Lulzim Basha theksoi se “e vetmja zgjidhje për krizën totale në vend janë zgjedhjet e lira e të ndershme”.

Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt. Kjo është rruga e vetme që shqiptarët të zgjedhin qeverisjen e tyre që t’u ofrojë më shumë mundësi ekonomike e punësimi. Gjithçka që po shohim është produkt i krizës politike, që emrin ia ka venë vete i pari i qeverisë. Kriza ekonomike është produkt i krizës politike, KÇK-ja sot në qeveri është kryeministri dhe veglat e tij në pushtet”.

Kur u pyet se nëse PD do të pranojë zgjedhje vendore dhe jo parlamentare në të njëjtën ditë, Basha tha se “Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet tona, zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në një ditë. Nuk është lista e dëshirës së Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, është thirrja e çdo shqiptari që të nxjerrim vendin nga kjo krizë. Kjo është beteja, pa u zgjidhur kjo vendi nuk mund të bëjë dot përpara”- u shpreh Basha.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV