Facebook bashkëpunon me gjigantin mediatik për të zbuluar lajmet e rreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Facebook njofton se ka arritur marrëveshje me agjencinë e lajmeve, Reuters për të verifikuar materialet e publikuara në këtë rrjet social, përfshirë edhe aplikacionin tjetër, Instagram.

Nën presion për luftim të lajmeve të rreme para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara, Facebook ka nisur një pilot-program amerikan nga dhjetori i vitit të kaluar për të vërejtur më shpejt dezinformatën.

Ky veprim ka ardhur pasi agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë se hapësirat e rrjeteve sociale janë shfrytëzuar në fushatën ruse me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Moska në anën tjetër mohon këto pretendime.

Agjencia e lajmeve, Reuters ka thënë se ka krijuar një department të ri për të verifikuar fotografitë, videot, titujt dhe materialet tjera që publikohen në Facebook për audiencën amerikane në gjuhën angleze dhe atë spanjolle, transmeton rel.

Përveç Reutersit, Facebook bashkëpunon edhe me agjenci tjera informative siç janë Associated Press dhe Agence France-Presse.

Të fundit

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

“O Sali o hero, ty partia nuk të do”/ Açka: U kam thënë deputetëve të PD-së…

E ftuar në  një emision televiziv Flutura Açka foli për përvojën e saj në zgjedhjet e vitit 2021 dhe mënyrën si funksionon Partia Demokratike. Ajo...

“Përmbytën” Skocinë me kanabis, dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani

Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa. Elton...

Lajme të tjera

Web TV