Kërkesa për lirim me kusht, shtyhet seanca gjyqësore për Jurgen Mollën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shtyrë për në 24 shkurt 2020, procesi gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të biznesmenit të ndërtimit Jurgen Molla.

Vendimi për shtyrjen e procesit gjyqësor është marrë nga gjyqtari Artan Hajredinaj. Pritet që në këtë datë, gjyqtari Hajredinaj, të njihet me raportet e shërbimit të provës që ka përgatitur specialisti i burgut, ku Jurgen Molla, vuan dënimin.

Jurgen Molla, pronar i kompleksit “Molla” në Yzberisht, vijon të vuajë dënimin në burgun e “Shën-Kollit” në Lezhë. Ai është arrestuar në muajin Korrik 2016.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë gjykatës së Lezhës, aty ku Jurgen Molla, ka depozituar një kërkesë për lirim me kusht.

Jurgen Molla, njihet si një nga ndërtuesit e shumtë në Tiranë,i cili ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë dhe rezulton i dënuar me 8.8 vite burgim nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Të fundit

Sulmi i hakerave në Bashkinë Tiranë, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Hakerat iranianë sulmuan ditën e sotme faqen e Bashkisë së Tiranës, duke e nxjerrë jashtë funksionit. Grupi i hakerave...

Teherani i hapur për kufizime, por jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

Teherani është i gatshëm të diskutojë për vendosjen e disa kufizimeve mbi programin e tij të pasurimit të uraniumit, por përjashton mundësinë e një...

Belshi, sërish kryeqyteti i çiklizmit përfundon me sukses Kampionati Kombëtar Individual

Belshi është kthyer sërish në epiqendrën kombëtare të çiklizmit duke pritur për të disatin vit radhazi Kampionatin Kombëtar Individual të Çiklizmit, një nga eventet...

Irani fut në sherr Donald Trump me shefen e Inteligjencës amerikane

Në bordin e Air Force One të hënën vonë në mbrëmje, pasi u largua me nxitim nga takimi i G7 në Kanada, Presidenti Donald...

Plazhi është ilaç kur përdoret me mençuri, jo si garë për nxirje! Dëmi i vitaminës D

Nga Altin Joka Plazhi të jep jetë… por edhe helm – nëse nuk e kupton trupin tënd. ❶ Vapa nuk të dehidraton vetëm nga djersa –...

Lajme të tjera

Web TV