Ndryshimet tek “Reforma në Drejtësi”, Xhafaj shpreh rezervat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot mazhoranca iu rikthye çështjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kuvendi ka miratuar ndryshimin në projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i cili është pjesë e Reformës në Drejtësi.

Megjithëse, këto ndryshime u miratuan me 87 vota pro, brenda mazhorancës pati figura të cilat ishin kritike dhe patën rezerva për ndryshimet. Më kryesori ishte ish-ministri i Brendshëm, Xhafaj i cili është dhe një nga hartuesit e Reformës në Drejtësi.

Ai tha se problematikat që shfaqen nga zbatimi i ligjit nuk duhen zgjidhur duke ndryshuar ligjin.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit.

E shoh shumë pozitive faktin që na u tha në komision se së bashku me misionet partnere është bërë një analizë e thelluar për të kuptuar çfarë është pjesë e gabimeve tona dhe çfarë është pjesë e nevojave që ka për t’u mbështetur me ndryshime në ligjet përkatëse”, tha Xhafaj.

Duke vlerësuar rolin e KLGJ dhe KLP deri tani në proces, Xhafaj shtoi se ka rezerva në punën e këtyre institucioneve pasi sipas tij ato ende nuk kanë gjetur “rolin dhe përgjegjësinë e tyre”, dhe se në disa aspekte janë “jo efiçente”, dhe se disa nga komponentët e tyre “nuk kanë një kuptim të drejtë mbi rolin e tyre në këto struktura, frymën e re që do duhej të përçonin”

Të fundit

Elbasani, qyteti i festave tradicionale/ Bashkia promotore e jetës artistike

Nga ARTUR  AJAZI “Elbasani është qyteti i festave tradicionale dhe festivaleve, ndaj nuk ka munguar asnjëherë mbështetja jonë si bashki”....

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët...

Milionerë për pak orë/ Mijëra norvegjezë të bindur se fituan lotarinë

Që nga krijimi i saj në vitin 2012, Eurojackpot ka qenë mjaft i suksesshëm, veçanërisht në Skandinavi. Çdo javë shortet mbahen në Helsinki dhe çmimi më...

Botërori i radhës në dimër? Katari bëhet gati, FIFA shqyrton opsionet

FIFA po shqyrton mundësinë që edicioni i ardhshëm i FIFA Club World Cup të zhvillohet gjatë dimrit, një ndryshim që mund të shkaktojë trazira...

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e Big Brother Vip Albania

Motra e këngëtares së njohur, Enca, Uindi Haxhia, po hedh hapa të mëdha në karrierën e saj si opinioniste dhe moderatore. Uindi shprehu interesimin...

Lajme të tjera

Web TV