Barcelona ul çmimin , Liverpool bën gati shumën për Coutinho-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Barcelonës nuk e ka më në planet e saj lojtarin Philipe Coutinho dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë vendosur të ulin shumë çmimin e kartonit të tij.

Çmimi fillestar i kartonit të tij ishte 120 milionë euro, ndërsa tashmë blaugranët janë të gatshëm ta shesin edhe për 80 milion euro, raporton “Daily Express”. Megjithatë braziliani tashmë nuk bën pjesë as në planet e Bayern Munich, skuadër e cila ka fjalën e parë për të blerë kartonin e tij,ndërsa ndodhet në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Por pavarësisht se në këto dy klub është i padëshiruar, Coutinho ka admirues në Liverpool. Trajneri gjerman i “Reds”, Jurgen Klopp do ta donte një rikthim të tij në Angli, por vetëm nëse do të kalonte Firmino në Bayern. Megjithatë duket se Bayern ka gati 90 milionë euro për Firmino, nëse ai do të largohet nga skuadra e Liverpool./Fjala.al/

Të fundit

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani...

MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania Shoqëria Panaroma Group sh.a.) dhe...

Poliçani i “kryqëzuar” para flakëve, kryebashkiaku kërkon përforcime

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë kjo brenda pak ditësh. Burime...

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, raportohet për të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur mbrëmjen e sotme rajonin e Sındırgı-t në provincën Balıkesir të Turqisë Perëndimore, duke shkaktuar dëme materiale dhe...

Ylli i PSG “injoron” ekipin: E meritoj të fitoj “Topin e Artë”

Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi gjithashtu ëndërron të fitojë këtë...

Lajme të tjera

Web TV