Nis ‘ping-pongu institucional’, ja si abuzohet në emër të Kushtetutës    

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me betimin e gjyqtarëve. Sërish do të prodhohej një skenë në të cilën do të ngjitej cirku institucional dhe të luhej në role të ndryshme. Janë një sërë aktorësh që zënë ekranet në emër të ligjit që kalohet natën e ditën, jashtë vëmendjes së opinionit publik ashtu si shumëçka tjetër që ka të bëjë me rregullime ligjore të duhura. Kështu gjyqtarët nëse nuk i pranon Presidenti, atëherë ata jashtë ‘gardhit’ të banesës së tyre kudo dhe kurdo të gjejnë noter mund të betohen e të nisin punë në çfarëdo lloj shkalle gjykimi të jenë emëruar.

Ndryshimet ligjore që u miratua në parlament që i hapin rrugë betimit të gjyqtarëve kushtetues jo detyrimisht përpara kreut të shtetit solli sot përplasjen e radhës mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Ligji i ndryshuar për gjyqtarët dhe prokurorët parashikon në nenin 37 se -“Pas fjalës ‘ceremoni publike’ shtohen fjalët “përpara Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këshilli organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data emërimit të magjistratëve. Nëse magjistrati nuk është thirrur për të bërë betimin, pas përfundimit të afatit të parashikuar, ai betohet me shkrim sipas formulës të parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit”.

Megjithëse e drejta kushtetuese e Presidentit për të organizuar ceremonitë e betimit të gjyqtarëve kushtetues, nuk cenohet nga këto ndryshime, presidenti Meta, përmes zëdhënësit thekson se: “Dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer. Pra kap çfarë të kapësh. Për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull”.

Lexo edhe :  Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite edhe ndryshimet në buxhetin e shtetit

Vetë presidenti Ilir Meta, si kundërpërgjigje ndaj shumicës qeverisëse, postoi meme ku presidenca duket si një kështjellë e pamposhtur, ndërsa rilindja e Edi Ramës e shpartalluar pas betejës. E ndërsa përplasja e pritshme presidencë-qeveri, mund të jetë e parashikuar, anëtarët e komisionit të Venecias nisën në Tiranë paraditen e të enjtes një mision fakt-mbledhës, pasi më 20 dhjetor komisioni hetimor parlamentar i dërgoi disa pyetje në lidhje me ligjshmërinë e emërimit të Marsida Xhaferllarit si gjyqtare kushtetuese. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV