Situata e gripit në Europë, Shqipëria me të kuqe në hartën e virusit!   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse autoritetet shëndetësore na kanë siguruar se nuk ka asnjë rrezik të ardhjes së coronavisurit në vendin tonë, meqë ministrja e Shëndetësisë tha që janë marrë të gjitha masat, situata e gripit në vend është e rëndë. Të dhënat vijnë nga Europa, pasi autoritetet përgjegjëse nuk e kanë mundësinë të japin të dhëna konkrete mbi situatën të paktën nëpër spitale dhe qendra shëndetësore që kryeministri doli live duke iu prerë shiritin.

Referuar të dhënave që janë bërë publike ditën e sotme mësohet se Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të lartë të përhapjes së viruseve të gripit në Evropë. Ajo tashmë paraqitet me të kuqe në hartë sikundër dhe tre shtete të tjera, shteti fqinj Greqia, Sllovenia dhe Luksemburgu. Institucionet tona shëndetësore kanë raportuar se virusi A me dy nëntipet e tij Ah1N1 dhe Ah3N2 dhe Virusi B po qarkullojnë me intensitet të lartë aq sa ekspertët vlerësojnë se në vend ka epidemi gripi. Në një javë raportohen të jenë prekur 25 mijë persona nga infeksionet respiratore.

Por ndryshe nga Greqia ku raportohen të kenë humbur jetën 38 persona, në Shqipëri autoritetet raportojnë vetëm dy humbje jete, dy gra mbi 60 të cilat janë konfirmuar se ishin me sëmundje kronike dhe ishin prekur edhe nga virusi i gripit. Këto në javën e tretë të muajit të janarit. Në javën e parë të muajit shkurt ka pasur 139 raste me sëmundje tepër të rëndë respiratore akute. Por numri i të prekurve me grip mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjithë shkojnë te mjeku kur janë me grip.

Gjithsesi ekspertë të Shëndetësisë vlerësojnë se ky është piku i sezonit të gripit dhe pritet që këtë javë numri i rasteve të prekur në një javë të ulët. Por përveç epidemisë së gripit sistemi është në alert për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi ndonëse në Evropë ka raste sporadike në vatrën e shpërthimit  ka një transmetim të shpeshtë dhe tanimë është rritur edhe numri i vdekshmërisë. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  "Gara nuk ishte e barabartë!" Çfarë shkroi sot Fatmir Xhafaj për zgjedhjet?

 

 

 

 

Të fundit

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve/ Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e...

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit, e cila në moshën 35-vjecare...

Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës, shpërdorim fondesh publike dhe presion mbi zgjedhësit. Ai i ka bërë thirrje dhe...

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, sipas UN Women. Shifra...

Lajme të tjera

Web TV