Një punëtor fast-foodi është pushuar nga puna pasi u bë virale një video ku ai shihet teksa bën dush në lavamanin e madh të restorantit.
Në video djali ndodhet i zhveshur në ujë duke u fërkuar e ndërsa shprehet se po shijon jetën e tij më së miri. Ndërkohë teksa ai lahet, aty shihet e një mbajtëse ushqimi që rrëshket brenda në ujin me shampo.
Videoja është shoqëruar me shumë komente negative dhe njerëzit janë shprehur se nuk do të shkojnë më për të ngrënë në atë restorant.
Pas videos së shpërndarë pronari tha se restoranti ishte ‘plotësisht i sterilizuar dhe pastruar” dhe se ishin ndërmarrë hapa për të siguruar që ‘diçka e tillë nuk ndodh më kurrë’.
Ai shtoi: “Kjo sjellje e egër është plotësisht e papranueshme dhe e kundërt me standardet tona të sigurisë, trajnimit dhe operacionit.
“Pas këtij incidenti jemi siguruar se gjithçka është e pastër”./Fjala.al/Burimi:The Mirror