Wilton: Nëse shqiptarët kanë problem politikanët, të zgjedhin të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton thekson se institucionet ndërkombëtare krahas mbështetjes që po i japin Shqipërisë po shqyrtojnë mënyrën e zbatimit të ligjit.

Ne presim me interes zbatimin e reformës në një mënyrë që është plotësisht e përputhshme me të drejtat e njeriut. Një përkushtim kundër krimit dhe korrupsionit është shumë i mirëpritur. Por në çdo rast ligji dhe reformat duhet të zbatohen në një mënyrë që zbaton të drejtatme e njeriut dhe që është e zbatueshme edhe në sallat gjyqësore, jo vetëm në rrugë”, tha zv.ambasadori i OSBE në një intervistë për Abc News.

Ndërkombëtarët i kanë dhënë besim qeverisë në nismën e saj ligjore Anti-KÇK në funksion të goditjes së krimit të organizuar dhe konfiskimit të pasurive të vëna përmes krimit.

E ndërsa krimi ka arritur të depërtojë deri në nivele të larta të politikës, diplomati flet për një përgjegjësi të drejtpërdrejtë të shqiptarëve të cilët sipas tij kanë në duart një mjet të fuqishëm ndëshkues, votën.

Është positive kur partitë ulen dhe flasin sëbashku kundër korrupsionit zgjedhore. Por në fund të fundit kanë qenë vetë këto parti që kanë praktikuar korrupsionin zgjedhor. Partitë mund ta zgjidhin këtë fenomen të shëmtuar”, u shpreh ai.

Pikërisht kur në këtë kohë, kur palët janë ulur për të miratuar një reformë zgjedhore me konsesnsus, Wilton kërkon që të jenë vetë aktorët politike ato që të heqin dorë nga krimet zgjedhore.

Jam i detyruar të bashkëpunoj me ata që kanë zgjedhur votuesit e Shqipërisë. Në këtë mënyrë unë nuk kam çfarë të bëj deri sa shqiptarët i votojnë ata, bëhen menjëherë bashkëpunëtorët e mi. Nëse shqiptarët kanë problem me politikanët e tyre, ata mund të zgjedhin njerëz të tjerë”, përfundon ai.

Lexo edhe :  Aksioni në Theth/ Tabaku: Pas detit, shqiptarëve tani duan ti marrin edhe malet

OSBE ka ndihmuar forcat politike të gjejnë konsensusin për reformën zgjedhore, ndërkohë që ODIHR ka sjellë tashmë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

Të fundit

Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Milani ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u...

Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime…

Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

VIDEO: Sherri në Ksamil mes dy pronarëve, dalin detajet! Si nisi problemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku shtetasi Agim Taraj dhunoi barbarisht pronarin...

Lajme të tjera

Web TV