Barça-Real në luftë për Martinez, gati të paguajnë shifrën e çmendur për zikaltrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona dhe Real Madrid ndodhen tashmë në një rivalitet tjetër, këtë herë për të marrë në radhët e tyre sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Dy gjigantët spanjoll duket se janë të gatshëm të paguajnë shifrën e kërkuar që të sigurojnë shërbimet e 22-vjeçarit.

Martinez ka qenë një nga lojtarët kryesor të sukseseve të zikaltërve, me të cilët ka shënuar plot 16 gola në 28 ndeshje, duke u shndërruar kështu në një prej emrave kryesor të suksesit të klubit italian.

Kjo gjë ka rënë së sytë e Barcelonës, e cila ndodhet tashmë pa një sulmues pasi një nga emrat kryesor të kataluansve, Luis Suarez është i dëmtuar dhe do mungojë për plot 6 muaj, duke e mbyllur këtë sezon i dëmtuar.

Për këtë arsye ekipi spanjoll është duke kërkuar për një zëvendësues të tij raportojnë mediet spanjolle.

“Mundodeportivo” raporton se Barça ka bllokuar lojtarin e Interit, Lautaro Martinez për sezonin e ri dhe do të paguajë klauzolën e tij prej 111 milionë euro vetëm që sulmuesi të transferohet në “Camp Nou”.

Ndër të tjera mësohet se drejtuesit e Barcelonës janë takuar plot 3 herë me lojtarin dhe janë të gatshëm që në verë të paguajnë shifrën e madhe. Kjo gjë e bën të paevitueshëm largimin e tij nga zikaltërit e Serisë A./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV