“Ka shpëtuar vetëm vajza”, kryebashkiaku i Bulqizës flet për tragjedinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Ostren të Madh të Bulqizës, ku si pasojë e një bombole gazi, 3 persona kanë vdekur, dhe një tjetër është plagosur, anëtarë të së njëjtës familje.

Në një lidhje telefonike për Fax News, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla tha se kanë humbur jetën nëna me dy fëmijët e saj, ndërkohë që është në gjendje të rëndë vajza tjetër e familjes Tola.

“Unë jam rrugës për në Ostren të Madh. Informacioni paraprak është se kanë vdekur tre persona. Një person i vetëm i familjes është në qendër spitalore. Janë nisur ekipet e spitalit të Bulqizës në drejtim të Ostrenit për t’i ardhur në ndihmë vajzës që ka shpëtuar. Vendi është rreth 1 orë larg nga qyteti”, tha Alla.

Vdekja e tre anëtarëve të një familjeje raportohet se ka ardhur nga një bombol gazi, por deri më tani nuk ka informacion të saktë nëse bombola ka shpërthyer apo viktimat janë helmuar nga rrjedhja e gazit.

Njoftimi i policisë

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”.

Të fundit

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Lajme të tjera

Web TV