Marrëveshjet me Serbinë, reagon Kurti: U nënshkruan pa autorizimin tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për marrëveshjet e nënshkruara sot mes Kosovës e Serbisë. Ai thotë se marrëveshjet e nënshkruara u bën nga zyrtarë të qeverisë paraprake, pa autorizimin e tij.

Sot në Munih janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, thotë Kurti nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Në Munih sot u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell që njëherësh është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.

Për më tepër, nëse bazohemi te një version i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e leverdishme sesa ajo për Merdare.

Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet”, thuhet për më tej në reagimin e Albin Kurtit.

Të fundit

‘Gjuetia’ ndaj emigrantëve, SHBA i kërkon autoriteteve 3 mijë arrestime në ditë

“Tremijë arrestime në ditë”. Është Stephen Miller, nënkryetar i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ideologu kryesor i politikave të...

Djali i “El Chapo” pranon fajësinë në SHBA, do të dënohet më pak se babai i tij

Një nga djemtë e narkobosit meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, bashkëthemelues i kartelit Sinaloa, Ovidio Guzman Lopez, ka pranuar fajësinë para një gjykate amerikane,...

BE dhe SHBA në prag të përçarjes tregtare/ Tarifat e Trump shkaktojnë krizë

Evropa po pret letrën e re të Donald Trump në lidhje me përditësimin e tarifave, ndërsa Brukseli po përgatitet të propozojë vendosjen e një...

BE ‘godet’ konsumatorët e duhanit/Rritje e madhe taksash për cigaret në të gjithë unionin

Bashkimi Evropian po përgatit një goditje fiskale të paprecedentë ndaj duhanit. Akcizat do të rriten me mbi 1,000%, taksa të reja mbi cigaret elektronike dhe...

“Mu thafshin duart për atë votë”/ Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë, ndërtoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga Thethi shpreh shqetësimet e thella për aksionin e...

Lajme të tjera

Web TV