Negociatat, Macron e Rutte koordinohen rreth vendimit për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca dhe Holanda kanë filluar koordinimin mes tyre për negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore para takimit të Këshillit të BE-së në fund të marsit.

Presidenti Emmnuel Macron priti për këtë qëllim në Elyse kryeministrin holandez Mark Rutte.

Ndërkohë në Bruksel po bëhen përpjekjet e fundit për Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.

Ky takim vjen në një kohë që Komisioni Europian ka paraqitur metodologjinë e re të zgjerimit, për të cilën Parisi zyrtar ka dhënë miratimin paraprak.

Jo zyrtarisht Franca ka shprehur dakordësinë e saj në lidhje me metodologjinë e re, ndërsa për qëndrimin që do të mbajë në lidhje me fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, ka thënë se do të konsultohet me vendet e tjera.

Ndërsa Holanda, pavarësisht pakënaqësive që ka shprehur ndaj cilësisë së reformave të Shqipërisë apo shqetësimet e ngritura në lidhje me krimin e organizuar, thotë se do të ndjekë qëndrimin e Francës.

Një qëndrim më i qartë i Macronit për politikën e jashtme pritet pas pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Të fundit

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose...

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Nga Eduard Zaloshnja Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve rrugore. Kushtet e rrugëve dhe...

Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi

Policia e Durrësit ka arrestuar një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që...

Nga Frankensteini te Putini, përbindëshat po enden në festivalin e filmit në Venecia

Drejtorit artistik thotë se përbindëshat janë “fil rouge” i këtij viti, ndërsa Guillermo del Toro prezanton vizionin e tij mbi klasikën e Shelleit Nadia Khomami Kur...

Zjarret, ironizon Rama: Avionët nuk janë magjistarë! Do kemi flotën tonë

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës. Së shpejti pritet që vendi ynë të blejë...

Lajme të tjera

Web TV