Tragjedia në Bulqizë/ Vdes nëna dhe 2 fëmijët, një tjetër i plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga tragjedia e ndodhur në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës raportohet se kanë humbur jetën nëna me iniciale R.Tolaj, dhe dy fëmijët e saj, 13 dhe 22 vjeç, ndërkohë që vajza tjetër e familjes ka mbetur e plagosur rëndë.

Vdekja e tre anëtarëve të një familjeje raportohet se ka ardhur nga një bombol gazi, por deri më tani nuk ka informacion të saktë nëse bombola ka shpërthyer apo viktimat janë helmuar nga rrjedhja e gazit.

E plagosura ndodhet në gjëndje të rëndë dhe është transportuar me helikopter në një prej spitaleve të Maqedonisë së Veriut.

Forca të shumta policie dhe të ambulancës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”.

Vijon…

Të fundit

Gonxhja: Naun Shundi dha shpirt e jetë për skenën shqiptare

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Naun Shundi. Gonxhja...

Pacollit po tentojnë t’i marrin aeroportin e Vlorës?

Ish-presidenti i Kosovës dhe miliarderi Behgjet Pacolli mbërriti me urgjencë dy ditë më parë në Kryeministri, për të takuar Edi Ramën. Baca nga Kosova...

“Kepi i Rodonit”, IKMT shemb edhe 19 objekte të tjera

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur edhe 19 objekte të tjera pa leje në zonën e Kepit të Rodonit, duke e çuar...

Nisin hetimet, cilat janë 3 platformat online që po zhvasin shqiptarët

Policia ka nisur zyrtarisht një hetim në lidhje me skemat mashtruese online, të cilat dyshohet se i kanë zhvatur qytetarëve shqiptarë rreth 5 milionë...

Kapsula e kohës së Dianës nga vitet ’90 zbulon një CD të Kylie Minogue dhe një pasaportë

Objektet e varrosura në spitalin Great Ormond Street u nxorën më herët për t’i hapur rrugë ndërtimit të një qendre për kancerin e fëmijëve Rachel...

Lajme të tjera

Web TV