VIDEO/ Kërcënohet me jetë Artan Hoxha: Do mbani… Nuk do falim asnjë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur i kronikës së zezë Artan Hoxha është kërcënuar me jetë. Hoxha e ka bërë publike kërcënimin mbrëmjen e djeshme teksa tregoi edhe mesazhin që i vinte nga Anglia.Ndërsa mesazh-dërguesi dinte çdo lëvizje të tij, që kishte bërë gjatë ditës së djeshme, që kur kishte dalë nga shtëpia e mandej në punë.Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me tan kurvën keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurtë që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale”, shkruhet në mesazhin kërcënues dërguar në adresë të gazetarit Artan Hoxha, ditën e djeshme.

Ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama, i pranishëm në studio, se kjo është fytyra e vërtetë e krimit, duke përmendur rastin e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, dhe jo fjalët e kreut të qeverisë.

Krimi i organizuar sot është ai që ka marrë kufomën në 17 janar dhe kemi një muaj që e kërkojmë dhe se gjejmë ai është krimi i organizuar. Ta ka rrëmbyer atë Jan Prengën në mes të Tiranës në mes të ditës dhe ta ka zhdukur dhe ne nuk e gjejmë dot dhe unë lidhem nga Ekuadori deri në Britani për të kërkuar kufomën e një njeriu. Dhe e fundit sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar. Me ata kam mbaruar punë unë, krimi i organizuar është ky sot që fsheh para që ndikon dhe e buxhetin më të madh se ministria jote e Brendshme”, tha Artan Hoxha, në studion e emisionit “Opinion.

Të fundit

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor...

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane...

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme....

Biznesi i medias dhe profesioni i gazetarit

Nga Shpëtim Luku Në Shqipëri, prej vitesh ekziston një paaftësi e theksuar brenda komunitetit të gazetarëve për të ndarë biznesin e medias nga vetë profesioni...

Mbi 8 miliardë njerëz, sfidë apo një mundësi për të ardhmen e planetit?

10 gusht 2000 – Bota regjistroi 6 miliardë njerëz Nga Leonard Veizi Nëse Toka do të kishte zë, ndoshta do të rrëfente një histori të gjatë...

Lajme të tjera

Web TV