Atletja më e mirë europiane, Luiza Gega, larg stereotipeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush është atletja shqiptare që ia ka dalë të renditeten në majë të klasifikimeve evropiane. Si u pikas talenti i saj në atletikë dhe sa pak vlerësohet në vendin e vet

Nga Alessia Selimi

Luiza Gega është atletja më e mirë europiane për muajin janar. Kështu e vlerëson Federata Europiane e Atletikës. 31-vjeçarja shqiptare vlerësohet pikërisht pak ditë pasi vendosi rekord të ri kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa, në Karlsruhe të Gjermanisë, duke ndalur kronometrin në kohën 8 minuta e 44 sekonda e 46 të qintat. Koha e mëparshme e Gegës ishte 8’52”53, pra përmirësimi është i jashtëzakonshëm, mbi 8 sekonda. E vlerësuar edhe si atletja më e mirë për distancat gjysmë të gjata (kategori që përfshijnë garat e 800, 1500 dhe 3000 metrave), Luiza ka mundur 4 kandidatura të tjera, respektivisht Marina Bek-Romançuk (Ukrainë), Anxhelika Bengtson (Suedi), Jaroslava Manuçikh (Ukrainë) dhe Stef Tuell (Britani e Madhe).  Bëhet fjalë për atlete të niveleve shumë të larta. Kësisoj, vlerësimi i Federatës Europiane të Atletikës merr edhe më shumë rëndësi për Gegën. Ajo është e para atlete shqiptare që bëhet pjesë e nominimeve dhe që del mbi të gjitha fituese e anketës mujore në mediat sociale, me 5862 vota.

Atletja shqiptare synon momentalisht një përfaqësim sa më të mirë në Kampionatin Botëror në Salla të Mbyllura, që është në program të zhvillohet në Nankin të Kinës në muajin mars, por sidomos në Lojërat Olimpike Verore që do të mbahen në Tokio të Japonisë në korrik-gusht të këtij viti. Në një intervistë të mëhershme, Gega shprehu mospëlqimin ndaj garave të dimrit. Sipas saj, kërkojnë stërvitje dhe terren specifik. “Kërkojnë një lloj luksin që ne nuk do ta kemi shansin ta kemi ndonjëherë”- tha  Gega, duke dëshmuar së fundmi se përkushtimi është vendimtar për rezultate të kënaqshme.

Lexo edhe :  Nën “radarin” e disa klubeve evropiane, Barça insiston për rikthimin e Xavi Simons

Atletja e suksesshme shqiptare, shfaqet shumë larg stereotipeve të ngritura rreth personazheve që kanë mbi supe një emër të lakuar. Nënkampionia e Europës ka lindur në Dibër më 5 nëntor 1988. Kur ishte 3 vjeç, familja e saj u zhvendos në Durrës. Është fëmija i dytë i një familjeje me pesë fëmijë dhe e vetmja që i është përkushtuar sportit. Rrugëtimi i saj nuk ka qenë aspak i lehtë. E megjithatë, Luiza udhëhiqet pashmangshmërisht nga pasioni për sportin. Ndonëse shfaq kurdoherë revoltë për mënyrën se si trajtohen sportistët e nivelit të saj në vend; për pagesën modeste, kushtet e vështira stërvitore dhe sakrificat e pakonceptueshme.

Luiza u pikas në moshën 14-vjeçare në garat e vrapimeve që organizoheshin nëpër shkollat e ciklit të ulët. Stërvitjen e ka nisur vonë, në moshën 19-vjeçare. Ndryshe nga sportistët e të njëjtit lloj, të cilët e nisin rrugëtimin e tyre në një moshë fare të vogël. Megjithatë, Luiza i ka dhënë sportit të atletikës shumë. Pavarësisht penalizimit në Kampionatin Europian të Sallave të Mbyllura në Glasgou për shkak të ndryshimit të rregullores, Luiza nuk hoqi dorë.

Ajo vazhdon të kontribuojë me performancën e saj, me rezultate të larta kombëtare dhe ndërkombëtare, në kampionatet botërore, evropiane, ballkanike, si dhe në Lojërat Mesdhetare.  Në nëntor të vitit të kaluar, atletja u nderua nga presidenti Ilir Meta me titullin e lartë “Mjeshtri i Madh”.

Luiza Gega mund të cilësohet pa frikë si nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e atletikës shqiptare. Vrapuese e jashtëzakonshme, atlete e përmasave botërore, si dhe një shembull i përkryer i rritjes së identitetit dhe imazhit kombëtar. Padyshim, një nga ambasadoret më të mira të kombit, anembanë botës./FJALA.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV