Kaloi Vettingun, Berisha publikon dëshminë kundër Ardi Veliut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikohen fakte të reja rreth pastërtisë së figurës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë Shtetit, Ardi Veliu.

Pak ditë më parë, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ai u përball me Komisionin për tre proceset e vlerësimit kalimtar të punonjësve, vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Veliu ka deklaruar saktë pasurinë dhe ka burime të ligjshme.

Lidhur me kontrollin e figurës, sipas DSIK, Veliu është pajisur me certifikatë sigurie dhe nuk ka procedime penale ndaj tij.

Ndërsa sipas asaj që shkruan ish kryeministri Sali Berisha, referuar mesazhit të një ish-oficeri policie, përveçse e ka kthyer Policinë e Shtetit në provë private, ai shprehet se në banesën e tij në Vlorë janë grabitur 400 mijë euro ose rreth 500 milionë lekë.

Sipas ish-oficerit, mbajtja e tij në detyrë bëhet për shkak të lidhjeve të tij familjare e shoqërore me drejtuesit e dy organizatave kriminale të fuqishme në vend.

Ja çfarë shkruan ai në mesazhin e tij:

Përshëndetje! Ju tregoj si ish-oficer policie se ky burë, me “r” të butë, e ka thyer organizatën e policisë në prone private, me të pa aftë, dhe me drejtues të zgjedhur prej tij, me moral të dobët. Gjithashtu gradimi i tij në çdo faze është në kundërshtim me Ligjin e Policisë së shtetit, gjë e cila bie ndesh me një nga kushtet kryesore të vettingut, por siç duket se kanë parë, si dhe nuk është marrë parasysh vjedhja e 500 milion lekëve në banesën e tij në Vlorë, kur ishte në krye të Policise Bashkiake, kur kaloj dhe në depresion, si dhe vilën e ndërtuar me mijra euro, këto 2 vite në Kodrën e Diellit, e cila ka mbaruar, por s’mund te jetonte aty pa kaluar vetingun. Me kryesorja është lancimi dhe mbajtja e tij në detyre prej lidhjeve të tij familjare e shoqërore me drejtues të 2 organizatave me te fuqishme, si kjo e fundit, kriminale, qe kane shtuar aktivitetin kriminal ne vend, qe pas ardhjes se Ardit, ne drejtimin D.P.P.SH. Këto arsye, që si ka kaput vetingu, kanë detyruar si dhe unë 260 oficerë policie, që në 2019 të largohen me kërkesën e tyre prej trupës së policisë. Lum si ne kush na ruan jetën e pronën. Klm.

Më shumë kemi ne në llogari që punojmë sesa ky tip që tall trapin me popullin pasi ky ka raportuar që i kane vjedhur në banesë rreth 400mije € dhe asgjë nuk është përmendur… po na i shpifin fare po fareeee Shqipërinë tonë. Në pune po rrinë dhe po hane super analfabete dhe hajdute të sapo dalë nga burgu për vjedhje qe po punojnë në bashki dhe minibashki dhe te bëjnë edhe normat e larta. Ata qe kane mbaruar me 10 mesatare rri e ne shtëpi dhe perse ., sepse nuk janë servil dhe me nënën parti. Ndaj të gjithë po mundohemi të ikim jashtë vendit për ta lenë ujin e pastër këtu dhe mos e trazojmë sepse po e trazuam do qelbet sepse poshtë ka llum“.

Lexo edhe :  “Jam si Navalny”/ Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, seanca shtyhet në 8 gusht

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV