Ministri Sandër Lleshaj harron rrëmbimin e Prengës: Krimi është ulur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’, në Neës24, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sqaroi arsyet se përse akti normativ për KÇK, është hartuar në kushtet e një emergjence, ndonëse siç thotë ai, shifrat e kriminalitetit në vend janë ulur ndjeshëm krahasuar me vite shkuar. “Operacioni Forca e Ligjit ka nisur para dy javësh në zbatim të aktit normativ me fuqi ligjore. Është një operacion i cili ka një objektiv krejtësisht të veçantë. Në thelb, bëhet fjalë për një ligj i cili adreson një çështje të paprekur prej shumë e shumë vitesh në Shqipëri, konkretisht pasuritë e gjeneruara nga pasuri kriminale. Është bërë shumë luftë këto vite, shumë përpjekje për ta luftuar krimin e organizuar, janë arritur shumë gjëra kundër tij, por kjo fushë, pasuria e tij kanë ngelur pothuajse e paprekur, e paadresuar, jashtë vëmendjes së kujtdo dhe ky ligj krijon një instrument të dedikuar krimit ekonomik ose më thjesht pasurive të krijuara nga krimit. Operacioni ka filluar dhe po ecën me një ritëm jashtëzakonisht të mirë, ndonëse është vetëm fillimi i tij.”- tha Lleshaj.

“Është e vërtetë që krimi në Shqipëri është ulur ndjeshëm krahasuar me të kaluarën e afërt dhe vendi ka sot parametrat më të mirë në fushën e sigurisë publike, por emergjente është një situatë që ka lindur një situatë e cila ka lindur për shkak të vettingut në sistemin gjyqësor. Kjo është emergjenca. Për shkak të vetting-ut shumë gjyqtarë që kanë parë tashmë se perspektiva e tyre brenda sistemit është mjaft e ulët dhe se ju e dini e kanë parë, që 50% e gjyqtarëve apo prokurorëve janë rrëzuar në procesin e vetting-ut, kjo gjendje ka dhënë një lloj parashikimi për shumë gjyqtarë që e di fare mirë seç kanë bërë në të kaluarën e tyre dhe po e shfrytëzojnë këtë kohë të mbetur, deri në ditën e vettingut, për të shfrytëzuar mundësitë për të bërë ato punë të pandershme që kanë bërë edhe më parë. Emergjenca është pikërisht kjo, po dalin nga burgu persona që normalisht duhet të ishin atje.” vijoi më tej Lleshaj. Fjala.al/

Lexo edhe :  Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

 

Të fundit

Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve dhe 18 të arrestuar

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të gushtit. Në njoftimin për mediat bëhet me...

‘Euro idiotët’ po përpiqen të pengojnë SHBA-në për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka ironizuar liderët evropianë pas deklaratës së përbashkët për Ukrainën. Në një postim në Telegram, ai i...

Ndërtimi i urës më të gjatë në botë midis Siçilisë dhe Italisë, mijëra protestues kundër

Mijëra qytetarë marshuan në Siçili për të protestuar kundër planit të qeverisë italiane për të ndërtuar një urë që do të lidhte Italinë kontinentale...

Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët u shuan duke...

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta...

Lajme të tjera

Web TV