Rikthehet Superliga, Tirana pret Skënderbeun në “Air Albania”

Ditën e sotme do të kthehet Superliga me ndeshjen e parë atë midis Tiranës dhe Skënderbeut, që është e vlefshme për javën e 22-të të kategorisë.

Bardheblutë vijnë në këtë takim pas fitores 4-0 ndaj ekipit të Kastriotit në ndeshjen për Kupën e Shqipërisë, ndërsa Skënderbeu vjen pas triumfit 1-0 ndaj skuadrës së Besës.

Kryeqytetasit renditen momentalisht të dytët në Kategorinë Superiore me vetëm një pikë diferencë nga Kukësi i vendit të parë, ndërsa korçarët ndodhen në vend të tetë me 28 pikë.

Ky takim do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 17:00 ku pritet të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme të tifozerisë./Fjala.al/