Tiranës “i prishet magjia”, Skënderbeu kthen bardheblutë me këmbë në tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana është thyer pas 9 fitoreve radhazi, duke marrë një barazim me shumë vuajtje ndaj skuadrës së Skënderbeut mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Air Albania”.

Djemtë e trajnerit Emanuel Egbo nuk ia kanë dalë që të shënojnë fitoren e 10-ë të tyre, e për më tepër ishin në prag të mundjes nga skuadra e korçarëve.

Bardheblutë e kryeqytetit kanë zhvilluar sot ndeshjen e javës së 22-të të Kategorisë Superiore, por rezultati ishte zhgënjyes. Shanset dhe mundësitë për të shënuar ishin të shumta nga të dyja skuadrat, mirëpo nuk u shfrytëzuan ashtu siç duhej, duke e lënë rezultatin me barazimin 1-1.

Ishin korçarët ata që zhbllokuan rezultatin të parët me anë të golit të Dejvi Bregut në minutën e 33-të të lojës, duke e mbyllur pjesën e parë me fitoren e tyre.

Ky rezultat do të vazhdonte deri në minutën e 80-të, në një lojë deri diku të barabartë nga të dyja skuadrat. Më pas Elton Cale barazoi rezultatin, duke i ndihmuar bardheblutë që dukej se u shkundën nga ekipi i trajneri Ilir Daja.

Momentalisht kryeqytetasit janë në vend të parë me pikë të barabarta me skuadrone e Kukësit, mirëpo verilindorët kanë një ndeshje më pak, të cilën do e luajnë ditën e nesërme me ekipin e Bylisit, në një sfidë që nuk duket të jetë aspak e lehtë./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Sot flamujt në gjysmë shtizë, ditë zie për Dhimitër Anagnostin

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e sotme, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti....

Edhe Belgjika do të njohë shtetin e Palestinës, paralajmëron sanksione për Izraelin

Belgjika ka deklaruar se do të njohë pavarësinë e shtetit belg këtë muaj në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka...

Lajme të tjera

Web TV