Në automjetin e administratorit të Vllaznisë është vendosur një sasi lënde plase. Suad Lici ka konstatuar pakon e dyshimtë poshtë mjetit të tij dhe ka njoftuar policinë.
Një sasi e dyshuar eksplozivi është gjetur poshtë makinës të administratorit të Vllaznisë Suad Lici. Sasia e dyshuar si tritol nuk ka shpërthyer. Forca të shumta policia ndodhen tek mjeti i cili është i parkuar në afërsi të banesës së Suad Licit që ndodhet pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
Pritet ardhja e eksperteve nga Tirana për të hapur këtë pako të mbështjellë me natriban dhe që dyshohet se është tritol por ende e pakonfirmuar. Policia po punon njëkohësisht për gjetjen e autoreve të vendosjes së kësaj pakoje të dyshimte.
Administratori i Vllaznisë Suad Lici disa herë ka pasur kërcënime për punën e tij si administrator i Vllaznisë por asnjëherë nuk ka bërë denoncime.
Policia e Shkodër ka dhënë informacionet paraprake në lidhje me ngjarjen.
“Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse. Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë .