Këta janë tre vrasësit e frikshëm që kërkohen nga policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka publikuar fotot e tre vrasësve të radhës që janë dënuar në mungesë dhe janë në kërkim të uniformave blu. Të tre personat janë dënuar në mungesë me nga 25 vite burg me akuzat për vrasje.

Njoftimi i policisë: Tre të kërkuar të tjerë, të dënuar me nga 25 vite burg, për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim.Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj.

Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Jak Gjini, i dënuar me 25 vjet burgim.Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vjet burgim.Në datën 22.07.2000,  Besmir Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N.  Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Të fundit

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Dhjetëra deputetë britanikë: Të njohim Palestinën si shtet!

59 deputetë laburistë i kanë bërë thirrje David Lammy-t, Sekretarit britaniku të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme që ta njohin menjëherë Palestinën si shtet. Deputetë...

“Situata aktuale në Theth, problem themelor për turistët”

Gazetari Basir Çollaku e sheh të rrezikshëm për turizmin në Shqipëri, precedentin e krijuar në fshatin turistik të Thethit, ku si pasojë e aksionit...

Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

Parlamenti i Gjermanisë (Bundestagu) mbajti një seancë përkujtimore për 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku u vranë mbi 8.000 boshnjakë në korrik të vitit...

Lajme të tjera

Web TV