Konfindustria pro pezullimit të rritjes së tarifave të telefonisë celulare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfindustria mbështet vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për pezullimin përkohshëm të rritjes në grup të tarifave nga kompanitë e telefonisë së lëvizshme. Përmes një komunikate për media Gjergj Buxhuku Administrator i Përgjithshëm në të cilin Konfindustria bën me dije se është në mbështetje edhe me fillimin e procedurave të hetimit për dyshime për shkelje të kushteve të konkurrencës dhe marrëveshje të ndaluara në treg nga operatoret.

Gjithashtu, Konfindustria kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë, që të thërrasë në mënyrë sa më të shpejtë në dëgjesë entin rregullator të telekomunikacioneve AKEP për të vlerësuar arsyet e lejimit nga ana e tij për rritjen në grup të tarifave nga kompanitë celulare.  AKEP është institucion në varësi të drejtpërdrejtë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme, që AKEP nuk ka ndërmarrë paraprakisht masa për të ndaluar rritjen e njëkohshme në grup të tarifave të telefonisë  dhe njëkohësisht nuk ka njoftuar publikun në zbatim të detyrimeve të tij ligjore kundër marrëveshjeve të ndaluara të dyshuara të tipit “kartel” nga operatorët në tregje të rregulluara.

Konfindustria vlerëson, se sidomos tregjet strategjike  në vend kanë shenja të dukshme të mungesës së konkurrencës, gjendjeve monopol dhe marrëveshjeve kartel me pasoja rrënuese për biznesin, industritë, qytetarët dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë. Gjithashtu, në mënyrë të qartë dhe në shumicë institucionet rregullatore të tregjeve, që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të mbrojtur interesat publike, me veprimet dhe mosveprimet e tyre i shërbejnë interesave të operatorëve monopolistë me shenja të qarta subjektivizmi dhe korrupsioni. Shkallë e ulët konkurrence paraqitet në të gjitha tregjet strategjike në vend si sektorët financiarë, të sigurimeve, telekomunikacioneve, bankarë, karburanteve, etj. Pasojat e gjendjes së mësipërme janë shkatërruese edhe për konkurrencën e Shqipërisë në garën për tërheqjen e investimeve të huaja në të cilën jemi të fundit në Rajon.

Të fundit

Foshnja 4-muajshe rezulton pozitive me kokainë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në spitalin “Ruggi d’Aragona” në Salerno, Itali, ku një foshnjë katër-muajshe rezultoi pozitive për...

Aksident në Dibër, makina del nga rruga, burrë e grua në gjendje të rëndë

Pasditen e sotme në vendin tonë janë regjistruar disa aksident, fatkeqësisht duke u shënuar dhe disa humbje jete. Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur...

Arsenali ‘lejon’ talentin të shkojë te Bayern për 55 mln euro?

Ethan Nwaneri është emri befasues që Bayern ka ndjekur në merkato javët e fundit. Askush nuk e priste që bavarezët po ndiqnin djaloshin e...

Veliaj refuzon Tiranën, merret i pandehur në Durrës

Refuzimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u paraqitur në SPAK në orën 11:00 të së mërkurës, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat,...

Cilat janë dy zonat më të shtrenjta në Shqipëri?

Me çmimet e reja të referencës, ‘Zona 13’ në Durrës dhe ishulli i Sazanit në Vlorë do të jenë zonat më të shtrenjta në...

Lajme të tjera

Web TV