Njohja e patentave në Gjermani! Rama: Provimin e kemi kaluar me sukses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë për të gjithë ata që presin njohjen e patentave të drejtimit të makinave të tyre në Gjermani. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka bërë me dije se në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka biseduar me Ministrin Federal të Transporteve të Gjermanisë, i cili është shprehur se “misioni ynë teknik në Tiranë është befasuar nga transformimet që keni kryer në Drejtorinë e Transportit Rrugor, përmes digjitalizimit të shërbimeve! Zgjidhjet e reja digjitale që keni realizuar janë origjinale dhe bindëse për t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv”.

“Aprovimi i shumëpritur i njohjes së patentave shqiptare të drejtimit, kalon përmes të 16 parlamenteve të landeve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo do të kërkojë pak kohë, por ndërkohë çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë.

Pak durim tanimë, se provimin e kemi kaluar me sukses dhe ky është një fakt që na inkurajon shumë për vazhdimin e #RevolucionitDigjital2020”, shkruan Rama, duke i rezervuar një bravo të madhe ekipit drejtues të DPSHTRR që, sipas tij,  po e transformon çdo ditë atë strukturë nga një vatër korrupsioni legjendar, në një mekanizëm shtetëror në shërbim të qytetarëve.

 

Të fundit

Që të hyjë në BE, Shqipëria duhet të ndryshojë mënyrën e vetëqeverisjes

Qeveria në Tiranë synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, por reformat demokratike dhe liria e medias mbeten...

S’ka paqe në të djathtën: PD kërkon mbylljen e zyrës së Bashës!

Partia Demokratike ka paraqitur një tjetër ankesë në KQZ ndaj Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën duke kërkuar heqjen e posterave, banderolave dhe...

“Non grata” nuk i duhet më as Berishës, as kundërshtarëve të tij

Nga Mero Baze Sali Berisha po përpiqet të paraqesë humbjen e tij në zgjedhje si një viktimë e shpalljes “non grata” nga SHBA, edhe pse...

“A jeni pajtuar?”/ Xhemi Shehu pyet Gjestin për raportin me Eglin!

Në darkën e organizuar mes banorëve dhe moderatëvve të “BBV” nuk kanë munguar pyetjet dhe batutat. Xhemi Shehu ka pyetur Gjestin në lidhje me...

Spahiu godet: 9 parti kundër PD, Berisha s’e bashkon dot më opozitën

Instituti ‘Piepoli’ dhe Report Tv kanë sjellë k sondazhin e radhës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për të komentuar këtë sondazh, në një lidhje...

Lajme të tjera

Web TV