Tritoli/ Voltana Ademi, Ramës e Lleshajt: E latë Shkodrën zonë për krimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lëndës shpërthyese që u vendos sot poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, Suad Lici, vjen një reagim nga kryetarja ende në detyrë e bashkisë, Voltana Ademi, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa i akuzon ata se e kanë lënë në harresë Shkodrën. Sipas saj në Shkodër krimi nuk ka frikë, duke shtuar më shumë pasigurinë tek qytetarët.

Mes të tjerash ajo i bëri thirrje organeve ligjzbatuese në vend që të reagojnë ndaj krimit që po godet sipas saj çdo ditë Shkodrën.

REAGIMI I VOLTANA ADEMIT

Drejtuar atyre që e kanë lënë Shkodrën zonë të lirë për krimin, Ramës dhe Lleshajt…

Shkodra u trondit sërish këtë të dielë!

Ditën për diell krimi nuk ka frikë, duke i sjellë shkodranëve pasiguri, mungesë shprese për jetën, rendin dhe sigurinë në Shkodër.

Fatmirësisht, lënda plasëse nuk shpërtheu, çka do ta bënte akoma më tragjike këtë të diel, ndërkohë që për familjen e Administratorit të KF Vllaznia, orët e para të paradites të së dielës kanë qenë orë ankthi dhe pasigurie.

Sot si Kryetare e qytetare e Shkodrës, si nënë, si grua, kërkoj nga të gjitha strukturat e shtetit, të gjitha organeve ligjzbatuese në vend: Reagoni me forcën e ligjit! Krimi në Shkodër po godet çdo ditë shkodranët.

 

Sot ishte administratori i Vllaznisë Suad Lici, por nesër mund të jetë kushdo pre e krimit, që duket se në Shkodër i është lënë fushë e lirë veprimi.

Kam shprehur gjithnjë mbështetjen ndaj forcave të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjithë organeve të zbatimit të ligjit. Kam ofruar gjithmonë bashkëpunimin në luftën kundër krimit, sepse shkodranët nuk duhet të kenë frikë të ecin, të flenë apo të zgjohen në shtëpitë e tyre, në qytetin e tyre. Nuk duhet të jetojnë në panikun e tronditjes së tritolit, krismave të armëve në rrugët ku kalojnë çdo ditë.

Lexo edhe :  “Jam në top formë”, Ilir Meta mesazh gazetares: Të ftoj në qelinë time!

Sot, si çdo shkodran tjetër, jam pranë familjes Lici. Por sot Shkodra pyet se kush do ta ketë radhën nesër ?!

Kjo, pasi fatkeqësisht është ngjarja e 4-ët e vendosjes së lëndëve plasësë në Shkodër në më pak se dy muaj, ndërkohë që asnjë nga këto ngjarje nuk është zbardhur.

Shkodranët kanë nevojë për siguri për jetën, për familjen, për bisnesin! Ata nuk kanë nevojë për shoë-n e rradhës dhe as për deklaratat boshe të cilat duket qartë se nuk trembin krimin, mesa duket të veshur me “pushtet” në Shkodër.

Ngjarja e sotme, ashtu si dhe të tjerat më përpara, janë këmbanë alarmi për Shkodrën dhe shkodranët, duhet të jetë këmbanë alarmi për këtë qeveri e cila, nga dita në ditë po jep prova se vetëm krimin nuk e lufton. Ngjarjet e rënda të njëpasnjëshme në Shkodër, tregojnë më së miri se askush nuk ka frikë nga shteti, sidomos krimi dhe eksponentët e tij. Ndërkohë që tek ata që kanë kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në Shkodër, çdo ditë është e mbushur me frikë, me ankth për të punuar, për të rritur fëmijët dhe për të jetuar në këtë qytet.

Shkodra ka nevojë për siguri dhe rend. Strukturat shtetërore, agjensitë ligjzbatuese e kanë detyrë kushtetuese garantimin e tyre. Por mbi të gjitha, duhet treguar vullnet në përballjen me krimin e eksponentët e tij, vullnet që akoma nuk po ndihet në Shkodër.

Si qytetare e parë e Shkodrës, kjo është thirrja ime drejtuar të gjitha institucioneve që duhet ta bëjnë këtë qytet të jetueshëm për banorët e saj.

 

Të fundit

PD, analizën e humbjes nuk e bën humbësi!

Nga Sebi Alla Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ua ka bërë të qartë të tijëve dhe publikut se gjëja...

Ekzekutuan biznesmenin, dënohet me 30 vite burg Endrew Bode, 20 vite Alban Velo

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të...

Taulant Balla në bazën e NATO-s në Letoni, vendos lule aty ku ranë dy dëshmorë

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni ku ka vizituar bazën ushtarake të NATO-s, në Adazi. Ai është takuar...

Shefi i NATO-s: Jemi të rrezikuar nga Rusia, mbroni qiellin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u shpreh se duhet të jemi...

Ylli Manjani: Berishës i ka ngelur ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë

"PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi", kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për...

Lajme të tjera

Web TV