Përvjetori i dymbëdhjetë i shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të shënohet me shumë aktivitete të organizuara nga institucionet qendrore dhe lokale.
Nën organizimin e Qeverisë, në orën 8:00 do të bëhet ngritja e flamurit në oborrin e Qeverisë, ku të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK. E derisa garda ceremoniale do të bën ngritjen e flamurit, intonohet himni nga bendi i FSK-së.
Pas kësaj në orën 09:10, dy udhëheqësit shtetërorë do të bëhet vendosje kurorash te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Pastaj, do të vendosen kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi, tek varrezat në Velani.
Kurse, nga ora 11:00, do të mbahet seanca solemne në Kuvendin e Kosovës, nën kujdesin e Vjosa Osmanit, kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të pranishëm dy udhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. Të pranishmëve iu drejtohet Vjosa Osmani.
Pas kësaj në Albin Kurti e Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës, duke fillua nga ora 12:00, ku trupave të FSK-së iu drejtohen me fjalë përshëndetëse Kurti e Osmani.
Kurse, në mbrëmje nga ora 18:00, në katedralen Shën Nëna Terezë”, do të organizohet pritja shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi, ku të pranishëm pritet të jenë udhëheqës të lartë shtetërorë, të ftuar vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ndërkohë, edhe Ministria e Kulturës ka paraparë një varg aktivitetesh për shënimin e përvjetorit të pavarësisë. Në orën 11:00, në lapidariumi i Muzeut Kombëtar t ë Kosovës, hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”, pastaj në Muzeun e Kosovës, duke filluar nga ora 12:00, hapet ekspozita ekspozita arkeologjike “Kosova dhe Adriatiku”.
Në orën 13:00 në MKRS, bëhet ndarja e çmimeve të letërsisë për vitin 2019. Pastaj, në orën 17:00, në Teatrin Kombëtar, Baleti Kombëtar i Kosovës bën realizon shfaqjen “Ngjyrat e Vallëzimit”. Po në teatër, nga ora 20:00, nis koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”.
Kurse, në Kino ABC, nga ora 19:00 nis java e filmit shqiptar.
Të nesërmen në orën 20:00,Teatri Kombëtar shfaq “Bryma e vdekjes”.
E gjatë ditës së nesërme, konkretisht në orën 13:00, është paraparë të bëhet prezantimi i Obeliskut NEËBORN me pamje të re, ku do të paraqesë simbolin e përkrahjes dhe fuqizimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet. Ndërkohë ne po iu sjellim disa nga to.
I vetmi aktivitet i komunës së Prishtinës, është koncerti Prishtina Big Band, i cili nis në orën 20:, deri në orën 21:30.
E komuna e Prizrenit, për nder të 17 Shkurtit, ka organizuar vizitë në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, duke filluar nga ora 10:00, dhënien e dekoratave për familjet e dëshmorëve në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”, nga ora 11:00. Hapjen e ekspozitës nga Arbnor Morina në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 15:00. Orën letrare “Ora e Pavarësisë” në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”, nga ora 16:00 dhe koncertin e pavarësisë Grupi NeWborn në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”, nga ora 19:00. Gjithashtu, ka organizuar turneun e basketbollit U14 në qendrën sportive “Sezai Surroi”, nga ora 10:00 deri në 17:00, dhe Turneu i shahut në restorant Oferta, nga ora 10:00 deri në 18:00.
Komuna e Mitrovicës, ka mbajtur di sa aktivitete gjatë javës, ndërsa, nesër nga ora 13:00, në sheshin “Mehë Uka”, do të organizojë koncertin e pavarësisë.
Komuna e Gjakovës, do ta nis këtë ditë me homazhe te lapidari “Shokët e Lirisë, nga ora 11:00, pastaj vazhdon me vënien e gurthemelit për ndërtimin e lapidarit| Brigada 137”, në Çabrat, nga ora 12:00. Nga ora 13:00, është paraparë përurimi i sallës solemne në Bibliotekën Publike. Kurse, nga ora 17:00, nis programi festiv në Pallatin e Kulturës.
Ferizaj nis 17 shkurtin me homazhe në varrezat e qytetit, nga ora 10:00. Pastaj, nga ora 11:00, ka paraparë një akademi solemne në teatrin e qytetit dhe pas saj, po në teatër nis koncerti për fëmijë nga ora 13:00. Kurse, aktivitetet për të rinj do të mbahen në sheshin e qytetit nga ora 15:00. Në mbrëmje, konkretisht nga ora 18:00, hapet një ekspozitë kolektive. E nga ora 20:00, në teatër shfaqet premiera “ Derisa vdekja nuk na ndanë”.
Komuna e Istogut do të organizojë aktivitete kulturore për nder të kësaj date historike. Aktivitet do të organizohen nën patronatin e kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova. Nga ora 11:00, do të mbahet seancë solemne, nga ora 11:30, koktej rasti dhe nga ora 12:00, homazhe- vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të Istogut.
Për nder të shënimit të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Obiliqit organizon ngjarje kulturore-artistike. Nga ora 11:30, do të bëhen homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të dëshmorëve të UÇK-së në këtë qytet. Pastaj nga ora 12:00, mbahet manifestimi kulturor në shtëpinë e kulturës “Xhavit Haziri“ , në Obiliq.
Komuna e Skenderajt bën homazhe nga ora 9:00, te përmendorja e Adem Jasharit në shesh të qytetit, nga ora 9:30, së bashku me komunën e Drenasit, bëjnë homazhe në kompleksin përkujtimor në Prekaz, e pastaj në orën10:00, te Memoriali i Dëshmorëve në Marinë. E nga ora 11:, kjo komunë mban seancë solemne. Kurse, nga ora 13:00, në sheshin e qytetit mban programin kulturoro-artistik. Po ashtu, ka paraparë një turne nga ora 15:00, në shkollën profesionale në këtë qytet.
Për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit ka organizuar një varg manifestimesh kulturore-artistike dhe sportive. Nga ora 08:00, është paraparë pritja e mysafirëve nga kryetari i komunës, Smajl Latifi në zyrën e tij. Pastaj nga ora 9:00, do të bëhen homazhe në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve të Komunës së Rahovecit. E në orën 12:00, do të mbahet seanca solemne për nder të “17 Shkurtit”. Programi qendror festiv do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj’’, nga ora 13:00, kurse, nga ora 16:00, do të mbahet finalja e garave në futboll në mes katër shkollave të kësaj komune në palestrën sportive ‘’Mizahir Isma’’.
Po ashtu, gjatë ditës, nga ora 12:00, në sheshin “Adem Jashari”, në Prishtinë”, artisti konceptual, I Am I, do të realizojë një përformancë protestuese e cila do ndërlidhet me ditën e pavarësisë.
Aktivitete kanë organizuar edhe komunat tjera.