1.15 miliardë euro për Shqipërinë/Shefja e KE-së nxjerr videon: Jam e…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisioni Evropian Ursula von der Leyen shprehet se është ende e emocionuar për kontributin dhe solidaritetin që treguan 100 vende të ndryshme të botës për të ndihmuar Shqipërinë me 1.15 miliardë dollarë pas tërmetit shkatërrimtar.

Ursula von der Leyen ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon gjithçka ndodhi sot në Konferencën e Donatorëve, e organizuar në Bruksel nga Komisioni Evropian ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri. “1,15 miliardë €! Unë jam akoma e emocionuar për solidaritetin që komuniteti ndërkombëtar me Shqipërinë”, shkruan Presidentja e KE-së.

Lista/ Nga rekordi i Francës te simbolika e Luksemburgut, sa dhuruan shtetet e Evropës për Shqipërinë

Përtej çdo parashikimi, në Konferencën e Donatorëve u arrit të mblidheshin 1.15 miliard euro për zonat e dëmtuara në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë konferencë ishte Franca shteti i Bashkimit Evropian që vendosi rekordin sa i përket donacionit të dhënë për vendin tonë, me plot 100 milionë euro. Kjo shifër u tejkalua vetëm nga Bashkimi Evropian, që dhuroi 115 milionë euro.

Italia njoftoi se do të vendosë në dispozicion të Shqipërisë 65 milionë euro, ndërsa Gjermania dha 11 milionë euro. Luksemburgu ishte shteti i BE-së që dhuroi shifrën më simbolike, me 150 mijë euro.

Sa i përket shteteve të tjera në Evropë, jo anëtare të BE-së, ishte Turqia që vendosi rekordin me 46 milionë euro, e ndjekur nga Zvicra me 9 milionë euro.

Në Ballkanin Perëndimor, Serbia dhuroi 2 milionë euro për Shqipërinë.

Fjala.al ka përpunuar një hartë me shtetet e BE-së dhe të Evropës që kontribuan për vendin tonë në këtë konferencë.

-Sheikët e Emirateve dhe të Katarit bëjnë me dije shifrat, sa i dhurojnë Shqipërisë

Lista

Bashkimi Evropian: 115 milionë euro

Shtetet anëtare

Franca: 100 milionë euro

Italia: 65 milionë euro

Gjermania: 11 milionë euro

Suedia: 5.6 milionë euro

Holanda: 3 milionë euro

Polonia: 2.7 milionë euro

Danimarka: 2.7 milionë euro

Greqia: 2.5 milionë euro

Rumania: 2 milionë euro

Austria: 1 milion euro

Kroacia: 1 milion euro

Hungaria: 750 mijë euro

Çekia: 380 mijë euro

Sllovenia: 300 mijë euro

Finlanda: 300 mijë euro

Spanja: 225 mijë euro

Bullgaria: 220 mijë euro

Sllovakia: 200 mijë euro

Luksemburgu: 150 mijë euro

Shtetet e tjera

Turqia: 46 milionë euro

Zvicra: 9 milionë euro

Serbia: 2 milionë euro

Norvegjia: 5 milionë krone

Mbretëria e Bashkuar: 1 milion paund

Mali i Zi: 750 mijë euro

Kosova: 500+200= 700 mijë euro

Bosnje-Hercegovina: 100 mijë marka

Lihtenshtajni: 50 mijë euro

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV