BE dhuron 100 mln euro për rindërtimin pas tërmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian do të japë 100 milion euro të tjera nga buxheti i saj përpos 15 milion eurove për projektin e rindërtimit.

“Askush nuk mund ta ndjejë boshllëkun e atyre që kanë humbur jetën, por mund të ndihmojmë Shqipërinë që të rifilloje nga e para. Së bashku mund ta bëjmë vendin tuaj më të fortë.100 milion euro nga buxheti i BE. Ju ftoj të gjithëve që të ndihmoni Shqipërinë, që të ngrihet në këmbë shpejt.

Pas tërmetit shqiptarët kanë treguar se nuk janë vetëm një popull krenar, por kanë një zemër të madhe. Sot jemi në anën e Shqipërisë, në një moment nevoje. Shqipëria do të ngrihet më e fortë dhe më e sigurt në zemër të familjes sonë evropiane dhe unë mbështetem te ju për këtë gjë.”, u shpreh Von der Leyen.

Presidentja e KE-së gjatë Konferencës së Donatorëve u shpreh se e gjithë bota është solidarizuar me atë çka ka përjetuar Shqipëria më 26 nëntor të 2019, duke dhënë mesazhin e rëndësishëm se solidarizimi mund të shpëtoj jetë.

“Kjo është një histori humbje, por edhe një histori heronjsh, një histori solidaritet mes vetë shqiptarëve dhe evropianëve. Brenda disa orëve ekipet e para të shpëtimit nga vendet evropiane shkuan duke filluar gërmimet në rrënoja për të shpëtuar jetë. E gjithë BE-ja u mobilizua, populli i Shqipërisë e di se ata e kanë vendin në familjen Evropiane.”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen./Fjala.al

Të fundit

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Lajme të tjera

Web TV