Donacionet/ Basha: Fondet të përdoren me përgjegjshmëri

Menjëherë pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku u arrit të grumbulloheshin 1.15 miliardë euro, ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se detyra e të gjithëve tashmë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

Falënderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”, shkruan Basha.