Kurti tek FSK: Pa ushtri jemi të pambrojtur, investimi është domosdoshmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kabinetin qeveritar ka vizituar Forcën e Sigurisë se Kosovës.

Para të pranishmëve të shumtë, ambasadorë të akredituar në Kosovë, ushtarakë, familje të dëshmorëve, kryeministri Kurti, duke e cilësuar të rëndësishme këtë ditë, tha se uniforma juaj është mishërimi i sakrificës tonë kombëtare dhe i krenarisë e aspiratave qytetare e njerëzore.

Pa ushtri e pa mbrojtje jemi të dobët e të pambrojtur. Prandaj, ne mburremi për shërbimin tuaj. Sakrifica që ju bëni dhe trajnimet që ju kaloni janë të vështira, por qëllimi që ju keni është fisnik”, tha kryeministri Kurti.

Gjithashtu, Kurti tha se do të punojmë që të ndërtojmë aleanca të reja e të avancojmë sa më shpejtë anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Anëtarësimi në NATO është prioritet, prandaj edhe investimet në Forcën e Sigurisë janë të domosdoshme që të bëhemi partnerë të denjë. Integrimi në Bashkimin Evropian është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, por rrugë që na forcon.

 Reformat që ne duhet të bëjmë janë reforma që ne na duhen për të zhvilluar shtetin e së drejtës, zhvillimin e vendit dhe barazinë në popullsi”, tha kryeministri Kurti.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV