Supersfida Kukësi-Tirana luhet në “Air Albania”, ja çmimet e biletave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Kukësit ka njoftuar se ndeshja me skuadrën e Tiranës do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe mbi të gjitha ka bërë publike çmimet e biletave për këtë takim.

Në një postim në faqen zyrtare të verilindorve në “Facebook” bën me dije se shitja e biletave për takimin e orën 18:00 e ditës së premte do të vazhdojë që prej ditës së nesërme.

Një ndryshim i kësaj ndeshjeje është se bileta do të shiten edh enë Kukës e Kamëz, ndërsa çmimi më i ulët i të cilave do të jetë 500 lek të reja.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Tiranës në stadiumin “Air Albania”, në datën 21 shkurt, ora 18:00.

Biletat do të shiten edhe në Kukës e Kamëz dhe për pikat e shitjes do të ketë një njoftim të dytë!

Çmimet e biletave janë këto:

W104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering)

W101, W102, W103, W105, W106, W107 – 2000 lekë

E1, E2, E3 – 1000 lekë

N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë

– Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”)

Biletat mund t’i blini në këto pika:

– Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00

– Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00

– Dyqani te 9-katëshet, ngjitur me Neptun! 8:00 – 21:00

– “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00/Fjala.al/

Të fundit

Boris Trajkovski – Presidenti që kërkoi paqen në një kohë grindjesh

Më 25 qershor 1956, në qytetin e vogël të Strumicës, në atë që atëherë ishte pjesë e Republikës Socialiste...

Si po ‘zhduken’ lopët e qumështit/Në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve dhe gjithashtu të humbasë trashëgimisë rurale dhe të kulinarisë tradicionale për shkak...

Programi “BIOSINT/Xhajanka: Mbështetje ndërkombëtarizimit digjital në arsimin biomjekësor

BE po mbështet  forcimin e kapaciteteve digjitale në arsimin biomjekësor, që mundëson ndërkombëtarizimit online të studentëve vendas, sidomos ne kushtet kur ata nuk mund...

Irani ndërpret bashkëpunimin me OKB-në për armët bërthamore

Parlamenti i Iranit ka votuar në favor të pezullimit të bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), pas 12 ditësh sulmesh ajrore nga...

Nga Gaqo tek Gimi, Neshot që dëmtojnë Shqipërinë në dy kohë të ndryshme

Migen Pero Zelli ideologjik i të atit në diktaturë dhe mllefi personal i të birit në demokraci – një trashëgimi që i ka kushtuar vendit,...

Lajme të tjera

Web TV