Tërmeti/ Bankat e botës hapin thesin për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria u kthye sot nga Konferenca e Donatorëve me plot 1.15 miliardë euro, ku gjysma prej tyre do të jenë në formën e granteve dhe kredive. Edhe pse kjo shumë tejkaloi pritshmëritë e qeverisë shqiptare, shumica prej tyre janë akorduar nga institucionet bankare.

Institucionet bankare të disa prej 100 vendeve të ndryshme të botës do të dhurojnë miliona euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Rekordin e kanë vendosur bankat islamike me një shumë prej 356 milion eurosh për rikuperimin e biznesit.

Këto programe do të përcaktohen në përputhje me Shqipërinë”, tha përfaqësuesi i Bankave Islamike. Ndërkaq, Banka Botërore do të japë në formën e huasë rreth 160 mln euro  me fokus në sektorin e strehimit. Gjithashtu, Banka Botërore aktualisht po jep asistencë teknike për ligjin e fatkeqësive natyrore dhe rimëkëmbjen.

Në të njëjtin projekt, është edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila akordoi në formën e huasë,  6 milionë euro për blerjen e pajisjeve për spitalet.

Ndërkaq, Banka Evropiane e Investimeve do të japë 2,5 milionë euro grante për asistencë teknike për rimëkëmbjen. Gjithashtu edhe Banka e Këshillit të Evropës do të japë hua 100 milionë euro. Ndërsa UNICEF, do të akordojë rreth 500 mijë euro.

Rreth 100 shtete grumbulluan 1.15 miliard euro midis tyre edhe institucionet e lartpërmendura do të shkojnë për rimëkëmbjen e zonave të dëmtuara në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit, duke nisur që nga institucionet dhe vendet e Bashkimit Evropian, SHBA-të, e deri tek Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të fundit

Itali, shqiptari godet me thikë maqedonasin për arsye xhelozie

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Lido Adriano, në zonën e Ravenës në Itali, përpara Bar...

700 euro për kamerierët dhe 1400 euro për kuzhinierët, Tatimet publikojnë pagat

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin e turizmit dhe u bën thirrje tatimpaguesve në këtë sektor që të deklarojnë saktë...

“Do hapim portat e ferrit!” Komandanti i ri iranian kërcënon Izraelin

Komandanti i sapokomanduar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammad Pakpour, kërcënoi të “hapë portat e ferrit”, si kundërpërgjigje për sulmet e Izraelit në...

Aksidente të njëpasnjëshme në Tiranë! Simulime te sheshi “Nënë Tereza”

Disa aksidente, që fatkeqësisht mund t’i shohim në rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, e me pasojë edhe jetën, u simuluan në sheshin “Nënë...

Fluturoi gjithë jetën pa biletë, tani e presin 30 vite burg

Pasi rezervoi më shumë se 120 fluturime falas duke u paraqitur si punonjës i një linje ajrore, një juri javën e kaluar e shpalli...

Lajme të tjera

Web TV