Udhëzimi/ Çfarë përfitojnë bizneset e dëmtuara nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Financave ka hartuar një draft udhëzim, i cili i jep zgjidhje një nga kërkesave më shumë të artikuluara nga biznesi, për njohjen, si shpenzime të zbritshme të dëmeve nga tërmeti. Ndryshimet e udhëzimit për tatimin mbi të ardhurat (i cili është në fazë paraprake dhe nuk ka kaluar ende në qeveri) njohin për biznesin e dëmtuar si shpenzime të zbritshme, vlerën kontabël të mallrave dhe të aktiveve të mbetura që janë dëmtuar dhe shkatërruar.

Udhëzimi përcakton se biznesi duhet të paraqesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve, listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara dhe të shkatërruara. Në listë duhet të përfshihet në mënyrë të detajuar sasia për çdo lloj aktivi të dëmtuar; faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara. Administratës tatimore biznesi do t’i dorëzojë edhe raportin e hartuar nga institucionet vlerësuese për shkatërrimin e aktiveve afatgjatë, pra të tokës, ndërtesave dhe makinerive.

Biznesi i vogël

Një numër i lartë kërkesash për hyrjen në fuqi të njohjes së shpenzimeve të zbritshme, erdhi edhe nga biznesi i vogël. Udhëzimi i ndryshuar i Ministrisë së Financave për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin te biznesi i vogël njeh si shpenzime të zbritshme, vlerën kontabël të mallrave dhe të aktiveve, pra pronës dhe ndërtesës që janë dëmtuar.

Edhe biznesi i vogël për të përfituar nga kjo masë lehtësuese, duhet të paraqesë në administratën tatimore, një listë të detajuar me përshkrimin e mallrave dhe aktive që janë dëmtuar dhe shkatërruar. Faturat e blerjes së mallit të dëmtuar apo shkatërruar, si dhe të ndërtesës.

Për dokumentacionin e ndërtesës, biznesi duhet të paraqesë kontratën e qirasë, apo të pronësisë. Përveç këtyre biznesi duhet të dorëzojë edhe raportin nga institucionet për dëmin e ndërtesës ku operon.

Lexo edhe :  Lëvizje e papërfillshme e monedhave të huaja/ Kursi i këmbimit, 1 Maj 2025

Biznesi i madh

Në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Në fund të pikës 3.5, shtohen paragrafet me këtë përmbajtje:

Njihen si shpenzime të zbritshme edhe (i) vlera kontabël e mallrave dhe (ii) vlera kontabël e mbetur e aktiveve që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”

Tatimpaguesit e prekur nga këto fatkeqësi, paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore:

Listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara apo shkatërruara, përfshirë sasinë për çdo lloj.

Faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara

Raportin nga organi kompetent përkatës për shkatërrimin e aktiveve afatgjata

Biznesi i vogël

Në udhëzimin nr. 32, datë 31.12.2013 “Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Në fund të pikës 5 “Shpenzime të njohura”, shtohen paragrafet me këtë përmbajtje:

Njihen si shpenzime të zbritshme edhe (i) vlera kontabël e mallrave dhe (ii) vlera kontabël e mbetur e aktiveve që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”

Tatimpaguesit e prekur nga këto fatkeqësi, paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore:

-Listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara apo shkatërruara, përfshirë sasinë për çdo lloj.

-Faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara

-Raportin nga organi kompetent përkatës për shkatërrimin e aktiveve afatgjata.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV