Deputeti bën thirrje: Ora finale po afron, jetike shpërndarja e Parlamentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Lefter Maliqi kërkon shpërndarjen e Parlamentit. Në një reagim të bërë së fundmi, Maliqi thekson se është domosdoshmëri jetike për fatet e demokracisë dhe mbrojtjen e Kushtetutës që ky Parlament të shpërndahet.

Me sa duket ora finale po afron, thotë Maliqi, dhe tani verdikti do i takojë sovranit.

Sipas deputetit të opozitës, kjo nuk është betejë për partitë politike, por për Shqipërinë demokratike.

Reagimi i plotë

Shperndarja e parlamentit domosdoshmeri jetike per fatet e demokracise dhe mbrojtjen e Kushtetutes.

Me sa duket ora finale po afron, verdikti si gjithmone qe nga lashtesia deri tani do i takoj sovranit. Sovrani eshte ai qe ka vendosur dhe ai qe do vendos tani. Do vlersoja maksimalisht aktin sublim ne sherbim te interesave te Shqiperise, te demokracise, shperndarjen e ketij parlamenti laraman, pa dinjitet dhe keqdashes ndaj interesave te shqiptareve e Shqiperise.

Nuk ka ndodhur dhe kam bindjen qe nuk do te ndodh as ne te ardhmen qe kuvendi i sovranit aty ku thirren burrat e mencur per ta cuar perpara Shqiperine tone te veproj me bindje ne sherbim te interesave oligarkike te nje grushti njerzish, prandaj shperndarja e parlamentit eshte e vetmja rruge per ta kthyer Shqiperine ne shinat e demoktacise, ne zgjedhje te lira e pluraliste nga Sovrani.

Gjithsesi si antar i ketij parlamenti jam munduar me sa kam pasur mundesi qe te denoncoj hapur cdo afere, uzurpim, mosqeverisje te grupeve te caktuara qe kane pushtuar qeverisjen e Shqiperise. Vlersimin per kete e jepni ju te respektuar elektorat, popull, motra e vellezer qe si asnjehere tjeter jemi te rraskapitur e drobitur, te rrenuar e keqtrajtuar. Mos e humbni shpresen, ajo po vjen shpejt.

Dita e bardhe e zgjedhjeve po afrohet nxitimthi, prandaj me mencurine, zgjuarsine, ndershmerine tuaj, mos u mashtroni, mos u joshni nga aktrimet e Rilindjes por te jeni rreth bashkuar me opoziten shqiptare per te larguar kete te keqe te madhe. Sot si asnjeher tjeter nuk eshte betej per forcat politike por betej per mbrojtjen e Kushtetutes dhe per Shqiperin Demokratike.Gjithmone me ju dhe zeri juaj Lefter Maliqi.

Të fundit

“Lufta” tregtare SHBA-Kinë, ari arrin rekord të ri çmimi

Ari është rritur në një nivel të ri pasi investitorët shqetësohen për ndikimin e luftës tregtare midis SHBA-së dhe...

Arrestime para 11 Majit? Anila Hoxha: Një ish-ministër po hetohet nga SPAK

Gazetarja Anila Hoxha ka raportuar vjetor të SPAK për dosjet e bujshme të 2024,ku thekson se ajo që doli në dritë nga hakërrimi i...

Gjyqi për dosjen 5D, shtyhet seanca e parë në GJKKO! Më 30 prill e radhës

Në Gjykatën e Posaçme u shty sërish seanca e parë për dosjen “5D”. Shkak për shtyrjen e seancës u bë zëvendësimi i avokatit të...

EMRI/ Ngacmonte nxënëset, arrestohet një mësues në Prrenjas

Një mësues është ndaluar në aeroportin e Rinasit me urdhër-arresti nga Policia e Librazhdit, pasi akuzohet për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve...

“Lavire” pse bënte detyrën/ Rama shpërthen: Dumanit shpatën ia dhamë ne

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në sistemin e drejtësisë, duke përmendur emrin e Prokurorit të Përgjithshëm Altin Dumani. Në një deklaratë publike, Rama...

Lajme të tjera

Web TV