VIDEO/Tërmeti shkundi vendin, njerëzit dalin të tmerruar në rrugët e Turqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti i fuqishëm që tronditi Turqinë rreth 1 orë më parë, edhe pse nuk shkaktoi dëme materiale, bëri që njerëzit të dilnin në rrugë.

Në videot e publikuara gjatë rënies së tërmetit shfaqen njerëzit, teksa derdhen në rrugë. Tërmeti i fortë prej 5.2 ballësh ka rikthyer makthin e tërmetit të muajit të kaluar ku humbën jetën 41 persona dhe shumë të tjerë u plagosën dhe humbën shtëpitë.

Lëkundjet e ditës së sotme sicc raportuan edhe autoritetet turke e kishin epiqendrën në rrethin Kirkağaç në Manisa të Turqisë, ndërsa u ndjenë edhe në Izmir, Bursa dhe Stamboll.

Sipas informacioneve nga autoritetet përkatëse tërmeti ndodhi në orën 19.09 (sipas kohës lokale), ndërsa nuk u raportuan dëme të mundshme materiale e as për ndonjë të lënduar.

Turqia u godit muajin e kaluar nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 41 viktima. 

Trupat e dy viktimave të ‘zhdukur’ nga tërmeti të cilët u gjendën nën rrënojat e një ndërtese të shembur, e çuan në 41 numrin e viktimave në Turqi.

Nga tërmeti me magnitudë 6.8 u plagosën gjithashtu më shumë se 16000 persona të tjerë. Së paku 45 vetë janë shpëtuar nga rrënojat, të gjallë, raportojnë mediat turke dhe ata ndërkombëtare.

Ekipet e shpëtimit kanë bërë një punë të lavdërueshme në drejtim të shpëtimit të sa më shumë jetëve.

Tërmeti goditi qytetin e Elazgi, i cili ndodhet 565 kilometra (350 milje) në lindje të Ankarasë. Autoritetet paralajmëruan njerëzit të mos ktheheshin në shtëpitë që mund të ishin të pasigurta. /Fjala.al/

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi njofton futjen në garë, ja në cilin qark do të kandidoj

Tom Doshi do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës. Vendimin ia...

Vota e Diasporës/ Më të interesuarit emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi

Kjo e shtunë çoi në rreth 104 mijë, numrin e emigrantëve të regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e 11 majit. Shifrat e...

Pesë vendet ku nuk duhet ta mbani kurrë celularin

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. Nuk shkojmë askund pa të madje as kur...

“Sy më sy dhe xhep me xhep”/ Pankartat në tubimin e opozitës (Foto)

Qytetarët opozitarë janë mbledhur pasditen e sotme në shenjë proteste kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Protestues të shumët nga i gjithë...

A e dini origjinën e Shën Valentinit?!

Një fakt shumë interesant lidhur me festën e Shën Valentinit është se origjina e saj është e mbushur me mistere dhe tradita të ndryshme....

Lajme të tjera

Web TV