FOTO/ 18-vjeçari shqiptar firmos me Chelsea-n

Talenti shqiptar, Armando Broja ka arritur që të firmos me grupin e parë të klubit të Chelseas, ndonëse është vetëm 18 vjeç.

Sulmuesi ishte pjesë e U-23-it të këtij klubi dhe ia ka dalë që të shkëlqejë ndonëse ishte më i vogël se pjesa më e madhe skuadrës. Ai ka shënuar duke i dhënë goxha pikë dhe ka kontribuuar  në fitoret e kësaj skuadre.

Talenti i shqiptarit ra në sytë e grupit të parë të klubit, të cilët vendosën ta marrin Broja-n në mesin e tyre.

Vetëm një orë më parë ky lajmë është bërë publik nga vetë shqiptari përmes një postimi në “Instagramin” e tij, ku falënderon familjarët për këtë arritje.

“Jam shumë i lumtur që kam firmosur kontratën time profesionale me Chelsea-n, faleminderit prindërve dhe familjes sime që më kanë mbështetur gjithmonë dhe që më kanë qëndruar gjithmonë pranë, pa ju s’do isha këtu.”-shkruan Armando Broja në postimin e tij./Fjala.al/Katerina Tafa/